Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Teutën e favorizon shorti në turin e dytë. Ja me kë do të ndeshen durrsakët…

Skuadrat që eliminohen nga turi i parë i Ligës së Kampioneve do të vazhdojnë përfaqësimin në kompeticionet e UEFA-s si pjesë e turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Kësisoj, Teuta pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Sherifit (0-4), thuajse ka hipotekuar eliminimin nga Champions-i. Durrsakët do të vazhdojnë aventurën europiane në Ligën e Konferencës dhe shorti për turin e dytë u ka rezervuar një kundërshtar të favorshëm, pikërisht kampionët e Andorrës, Inter Club d’Eskaldes.

Kjo skuadër u eliminua në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve nga Prishtina dhe Teuta tashmë ka shansin që me dy ndeshjet ndaj andorrianëve të kalojë më tej që të jetë pjesë e turit të tretë të Ligës së Konferencës.

Shorti për këtë tur hidhet më 19 korrik nga UEFA, por në raundin e tretë futen në lojë klube me emër në Europë, si Anderleht, PAOK, Viteshe, Trabzonspor etj. Gjithsesi, për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës, përveç turit të tretë, ka edhe “play off”, kështu që për Teutën ka një malore pas përballjeve që duken të lehta në letër me Inter Club d’Eskaldes.

I rëndësishëm për klubin kampion të Shqipërisë është fakti se nëse kalojnë turin e dytë në Ligën e Konferencës, u shtohen edhe 650 mijë euro të ardhura. Aktualisht, durrsakët kanë të sigurt në total një shifër prej 1.2 milionë eurosh si shpërblime që vijnë prej UEFA-s dhe FSHF-së.

Related posts

“Nëse Real Madridi do të nënshkruajë me Mbappe, duhet të veprojë shpejt”

Isa.Autor

EURO 2020/ Manual futbolli nga Gjermania, Gnabry i papërmbajtshëm (VIDEO)

Delo.autor

RIBERY FUTET MIK/ Fiorentina synon dy shokët e tij!

Delo.autor

Leave a Comment