Futboll

Kaosi në futbollin grek, FIFA kërcënon me “Grexit”

Skandali i fundit në futbollin grek, që për nga rëndësia i tejkaloi të mëparshmit, ka nxitur një reagim të FIFA-s e cila ka deklaruar se nëse situata nuk ndryshon atëherë mund të merren vendime radikale.

Shefi i Komiteti të Monitorimit në FIFA, është takuar me zëvendës sekretarin e sportit, George Vssiliadis dhe presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Vaggelis Grammenos, për të folur për situatën e fundit të krijuar ku presidenti i PAOK hyri i armatosur në fushë duke kërcënuar arbitrin.

 

“Gazzeta. gr” ka siguruar një dokument të FIFA-s ku sipas tyre thuhet se nëse nuk merren masat e nevojshme për normalizimin e situatës atëherë Greqia mund të përjashtohet nga të gjithë komepeticionet në rang klubesh dhe kombëtarje.

“Komiteti i Monitorimit të FIFA-s përgjegjës për monitorimin e situatës në Federatën Greke të Futbollit, dënon ashpër incidentet e fundit në Greqi dhe i kërkon të gjithë aktorëve kryesorë të veprojnë në mënyrë të menjëhershme, për t’i dhënë fund kësaj situate të papranueshme që është krijuar së fundmi.

Megjithëse këto ngjarje kanë ndodhur në kontekstin e një organizimi kombëtar, FIFA monitoron nga afër këtë situatë dhe pret që të merren masat e duhura.

Dështimi i marrjes së masave të duhura nga organet kompetente, që ka të bëj me eleminimin e dhunës, për t’u garantuar konkurrimi i rregullt në kompeticionet e zhvilluara, do ta detyronte FIFA-n t’i dërgonte një raport Komitetit të Anëtarëve të FIFA-s, duke përfshirë këtu edhe një largim të mundshëm të Greqisë nga statusi i anëtarit.”

Related posts

ATALANTA-PSG/ “Të Kaltërit” do të kenë një tifoz special mbrëmjen e sotme

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Slavia Praga nuk pranoi të ulen në gjunjë, sulmuesi i Arsenal-it i qëndron përpara syve (VIDEO)

Delo.autor

Fernando Hierro: Nuk do të luajmë 11 kundër 11, por ndaj një stadiumi të tërë

Sadik.Autor

Leave a Comment