Futboll Seria A Sport

SHËNOI GOLIN VENDIMTAR NË FRYMËN E FUNDIT/ Flet mbrojtësi Gjimshiti: Dola para portës dhe mendova…

Njeriu i takimit Atalanta-Verona 3-2, Berat Gjimshiti, i cili hipotekoi fitoren e çmuar për bergameskët në minutën e 94-t, zbuloi  pas sfidës se çfarë mendonte gjatë aksionit të shënimit të golit të tretë. Ai shton se skuadra duhet të përmirësohet në mbrojtjen e portës, çështje ku Gjimshiti ka detyrë të rëndësishme.

Gjimshti2

Gjimshiti mendon për ballafaqimin me ukrainasit e Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampioneve ditën e mërkurë, ku vetëm fitorja ndaj tyre i garanton Atalantës kualifikimin e jashtëzakonshëm në raundin 1/16 të këtij kompeticioni.

Goli jetik – E gjeta veten para portës dhe mendova vetëm të shënoja për të fituar ndeshjen. Fatmirësisht, nuk po markoheshim nga kundërshtarët. Goli ishte meritë e 3 lojtarëve tanë. Shpresoj të bëj më tepër se kaq.

Verona i vendosi në vështirësi të madhe – Është një skuadër e fortë për t’u përballur dhe këtë gjë e treguar dhe në të kaluarën. Të ushtrojnë presion të madh dhe nuk të lejojnë të krijosh shumë raste. Ne krijuam shumë mundësi për të shënuar duke kërkuar medoemos fitoren dhe ia dolëm në fund. Kjo na jep besim për ndeshjen tjetër.

Përballja me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampioneve – Është një skuadër e mirë. Ne duam vetëm një rezultat dhe kjo po na forcon shumë psikologjikisht.

Mbrojtja çalon – Nuk u pozicionuam mirë dhe ata na kapën në befasi me kundërsulme. Duhet të punojmë që të përmirësohemi’’, bëri me dije qendërmbrojtësi kuqezi.

Related posts

ZYRTARE/ Sterling rinovon me Man Cityn për një rrogë marramendëse

Isa.Autor

GLADIATORI SHQIPTAR/ Kërkoi falje për SHQIPONJËN, Zvicra e bën KAPITEN XHAKËN

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ U konfliktua me Conten pas zëvendësimit në sfidën ndaj Romës, ja lëvizja e fundit e Lautaros (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment