Futboll

Karrierë “raketë” e Odise Roshit, nga Apolonia tek shiriti me Kombëtaren

Odise Roshi do të jetë kapiteni i Kombëtares në miqësoren ndaj Norvegjisë. Nga një djalosh i rritur te Apolonia e Fierit te kapiteni i Kombëtares në moshën 26-vjecare. Por si ka evoluar karriera e Odise Roshit deri këtu?

Roshi ka lindur në Fier. Duke u rritur aty, ai u bashkua me klubin e qytetit, Apoloninë. Ai arriti të kalojë skuadrat e moshave të klubit duke shkuar në skuadrën e parë që në moshën 16 vjeçare.

220px-Odise_Roshi_-_Albania_U-21_(1)

Me Apoloninë ai luajti për 3 sezone dhe fitoi për herë të parë një ftesë nga kombëtarja e moshave. Në vitin 2009 u transferua te Flamurtari, ku fitoi edhe trofeun e tij të parë, Kupën e Shqipërisë.

22.108.2011, Dortmund, Deutschland, 1.Fußball Bundesliga - Saison 2011/2012, Borussia Dortmund - 1.FC Köln, Kölns Odise Roshi ©Thomas Faehnrich/T-F-Foto A b d r u c k H o n o r a r P f l i c h t i g + B e l e g e x e m p l a r T - F -F o t o --- B e r t h a - v o n - S u t t n e r - S t r . 2 --- 5 0 2 2 6 F r e c h e n --- T e l : 0 2 2 3 4 / 4 3 0 0 7 9 7 --- F a x : 0 2 2 3 4 / 4 3 0 3 9 9 8 --- M o b i l : 0 1 6 3 / 8 6 5 0 9 5 1 --- M a i l : i n f o @ t - f -f o t o . c o m --- W e b : w w w . t - f - f o t o . c o m --- T h o m a s F a e h n r i c h / K S K K o e l n --- B L Z : 3 7 0 5 0 2 9 9 --- K T O : 0 1 2 7 2 7 0 2 7 6 --- F i n a n z a m t B r u e h l --- S t . N r . 2 2 4 / 5 0 7 1 / 2 2 2 1 --- U S T . I D . D E 2 1 6 8 8 4 1 8 1 --- 7 % M w S t . P f l i c h t i g *** Local Caption ***

Aventura e tij e parë jashtë shtetit ishte te Këlni në Gjermani. Te klubi i madh gjerman, ai nuk arriti të gjente shumë hapësira, prandaj u transferua më vonë te FSV Frankfurt, fillimisht në huazim e më pas u ble nga ky klub.

roshi-feat

Pas një hapësire kohore me ulje dhe ngritje në këtë klub u transferua te kroatët e Rijekës.Në Kroaci, fieraku bëri një sezon mjaft të mirë dhe ra në syrin e ekipit rus të Akhmat Groznit, me të cilin luan ende.

Roshi Terek

Ndërkohë, në Kombëtaren A, Roshi luan që prej vitit 2011, dhe shumicën e takimeve i ka filluar si titullar. Me paraqitjet e tij të mira, ai ka fituar pseudonimin “Raketa”, për shkak të shpejtësisë së tij në lojë.

roshi (1)

Të gjithë e kujtojnë asistin e tij të famshëm për Balajn, në ndeshjen e fituar ndaj Portugalisë. Golin e vetëm në Kombëtare e ka shënuar ndaj Sllovenisë, në një takim kualifikues për Kupën e Botës “Brazil 2014”, që përfundoi në fitoren 1-0 të kuqezinjve.

Related posts

“JAM KRENAR QË JAM PJESË E SHKËNDIJËS”/ Prezantohet sulmuesi Hebaj: Nuk mund të jam premtim për klubin

Delo.autor

Lëndohet rëndë ylli i Atletico Madridit kundër Lokomotivës së Moskës

Q.Autor

“NUK MENDOJ SE…”/ Guardiola kundër prokurorëve: Ata akuzohen për krime që…

Delo.autor

Leave a Comment