Futboll Seria A Sport

Lumë golash në Serie A, sukses për Berishën dhe Ajetin, ndalet Gjimshiti (VIDEO)

Roma dhe Juventus e mbyllën javën e 35-të të Serie A me fitore ndaj Chievos dhe Interit ndërsa sot janë luajtur takimet e tjera. Crotone e Arlind Ajetit ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sasuolos. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e 81-të të takimit, ndërsa vetëm 4 minuta më pas u ndëshkua me karton të verdhë. Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe sfida mes Sampdorias me Cagliarin. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Milanit në transfertë ndaj Bolonjës dhe barazimi 3-3 i Beneventos së Ledian Memushajt dhe Berat Gjimshitit me Udinesen e Valon Behramit. Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në këtë takim, ku përveç gjashtë golave të shënuar, nuk munguan kartonët e verdhë dhe ai i kuq për ekipin vendas. Benvento mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Danilo Cataldit, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57-të të ndeshjes. Por pavarësisht këtij disavantazhi, vendasit ia dolën të merrnin një pikë në kuadër të kësaj jave.

Fitore gjithashtu ka arritur edhe Atalanta e Etrit Berishës në shtëpi ndaj Genoas, falë golave të shënuar Musa Barroë (16′), Bryan Cristante (22′) dhe Josip Ilicic (74′). Për miqtë të vetmin gol e shënoi Miguel Veloso në minutën e 81-të të sfidës.

Ndeshjet e luajtura sot

Java e 35-të, Serie A

Crotone 4 – 1 Sassuolo

Golat: Trotta 3′,31′,Simy 89’/ Berardi 45′ (p)

Atalanta 3 – 1 Genoa

Golat: Barrow 16′, Cristante 22′, Ilicic 74’/ Veloso 81′

Benevento 3 – 3 Udinese

Golat: Viola 23′, Coda 76′, Sagna 90’/ Widmer 13′, Lasagna 78’79’

 

Hellas Verona 1 – 3 SPAL 2013

Golat: Valoti 13’/ Fares (autogol) 45′, Felipe 72′, Kurtic 90′

Sampdoria 4 – 1 Cagliari

Golat:  Praet 7′, Quagliarella 26′, Kownacki 45′, Ramirez 87’/ Pavoletti 49′

Related posts

Përveç Perisic/ Mourinho do një tjetër finalist të Botërorit tek Manchester United

Isa.Autor

“TËRMET” TEK PARTIZANI/  Alban Hoxha ARRESTOHET pak ditë para derbit, DYSHOHET se ka…

Isa.Autor

FATI I KEQ NDJEK SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në stërvitje në momentin më të mirë

F.autor

Leave a Comment