Futboll La Liga

Kërkohet nga dy klube gjigande, Isco nis presionin

Real Madrid është gati të revolucionojë skuadrën teksa dëshiron të përgatisë gjeneratën e re të “Galaktikëve”. Presidenti i klubit,

Florentino Perez është i gatshëm të afrojë në skuadër yje si Eden Hazard, David de Gea dhe Mauro Icardi. Por për të arritur te këta lojtarë normalisht që duhet të ketë edhe shitje, për të respektuar edhe Fair Paly Financiar.

Disa nga emrat më të përmendur janë Gareth Bale, Karim Benzema dhe Luka Modric, me kontratat e tyre që janë edhe drejt skadimit me skuadrën madrilene. Gjithsesi një përjashtim shokues nga lista e numrit një të klubit është ai i Iscos, i cili prej kohësh është në radarët e disa prej klubeve më të mëdha të Premier League.

Këtë sezon, ish-lojtari i Malaga, nuk e shkundur rrjetën ashtu si në vitet e kaluara. Ai ka realizuar vetëm 7 gola dhe dhënë 7 assist teksa ka luajtur në 40 ndeshje deri tani.

Gjithsesi spanjolli ka qëndruar shpeshherë në stol, pasi trajneri Zinedine Zidane preferon t’i japë sa më shumë kohë yjeve të tij. Isco në fakt konsiderohet nga drejtuesit e klubit si pjesë e rëndësishme e projektit të së ardhmes, me lojtarin që gjithsesi pritet të përfitojë nga situata, për të rritur vlerën e kartonit të tij. Gjatë sesionit të ardhshëm të merkatos, madrilenët do të tentojë firmën me Eden Hazard.

Related posts

LA LIGA/ Befason Modric: Do ta shihja mirë veten në një kampionat si ai

Sadik.Autor

PAS FITORES ME URUGUAJIN/ Deschamps: Nuk ka alarm të madh për dëmtimin e Mbappes

Isa.Autor

U LARGUA NGA STOLI I MILAN/ Gattuso kandidat favorit për të nisur një aventurë në Angli tek…

Delo.autor

Leave a Comment