Futboll Seria A Sport

NAPOLI-INTER/ Conte synon të rikthehet në krye të renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Napoli-Inter është kryendeshja që do të mbyllë siparin e ditës së sotme në Serinë A, Një përballje tepër e fortë mes zikaltërve të Antonio Kontes dhe Napolit të Xhenaro Gatuzos, që këtë sezon ka rezultuar një dështim.

Interi do të synojë fitore për t’u rikthyer në krye të renditjes, pa triumfit të Juventusit, ndërkohë që nga ana tjetër napolitanët e Gatuzos, kërkojnë të rikuperojnë sa më shumë pikë, pas startit aspak pozitiv.

Pavarësisht diferencës prej 18 pikësh në tabelën e renditjes, diferencat në fushën e lojës pritet të jenë tepër të vogla. Të 2 trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Elseid Hysajt në radhët e vendasve, ndërkohë që Sensi dhe Godin ndodhen në stol tek zikaltërit. Trajneri Konte ka preferuar nga minuta e parë Galjardinin dhe Vesinon, ndërkohë që vendin e Godinit në mbrojtje e ka zënë Bastoni.

FORMACIONET ZYRTARE:  

Hysaj-Sensi

Related posts

THUR ELOZHE SKUADRËS SË TIJ/ Trajneri i Bayern: Fitore karakteri, Lewandowski ka dëshirë të rikthehet në fushë, por…

Delo.autor

MILANI I FRIKSHËM/ Mediokër në fushë, por në zyra po bëhet një superfuqi

Isa.Autor

JAVA E 10 NË SUPERIORE/ Partizani merr “frymë”, triumfi me Teutën i dërgon në mesin e tabelës

Delo.autor

Leave a Comment