Futboll

Me këtë foto Milani provokon Arsenalin para duelit të Europa League

Në orën 19:00 në “San Siro” do luhet ndeshja më interesante e Europa League për 1/16 të këtij kompeticioni mes Milanit dhe Arsenalit.

Një sfidë që mbart një histori të madhe mes këtyre dy ekipeve që përballjet mes tyre në Europë i kanë pasur të shpeshta dhe spektakolare.

Por pak orë para sfidës kuqezinjtë kanë “provokuar” londinezët me një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Në adresën e Milanit është shfaqur fotoja me rezultatin 4-0 në ndeshjen e datës 15 shkurt të vitit 2012 ku kuqezinjtë fitonin në Milano përballë “Topçinjve” me golat e Ibrahimovic, Robinho dhe Boateng.

Një “thumbim” ky ndaj rivalëve të sotëm, ku milanezët shpresojnë që të ripërsërisin suksesin e 6 viteve më parë.

Related posts

HUMBJE E MADHE PËR KOSOVËN/ Nuk do të luajë për sfidat me Çekinë dhe Anglinë ylli i “Dardanëve”…

Delo.autor

TRONDITET “SAN SIRO”/ Atalanta barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Isa.Autor

Iniesta arrin marrëveshje me skuadrën e re, do të paguhet 37 mln euro në vit

Sadik.Autor

Leave a Comment