Futboll Seria A Sport

Bonucci lë Milanin, gati transferimi te kampionët e PSG-së

Aventura e mbrojtësi Leonardo Bonucci te skuadra e Milanit duket se do të zgjasë vetëm një sezon. I ardhur me shumë bujë një vit më parë nga Juventusi te kuqezinjtë, sezoni i mbrojtësi të kombëtares “azzurre” ka qenë me luhatje, por duket se pas 365 ditësh një aventurë e re do të presë mbrojtësin 31-vjeçar.

Sipas “Le Parisien”, skuadra kampione e Paris Saint Germain është shumë pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Milanit. Mësohet se vetë lojtari ka dhënë “OK” për të shkuar në League 1, duke ndjekur ish-shokun e skuadrës Gigi Buffon, që gjithashtu ka ndikuar në këtë transferim, duke e bindur mbrojtësin.

Kështu, PSG dhe Bonucci kanë arritur marrëveshjen, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi nga ana e skuadrës së Milanit, që para një oferte prej 40 milionë eurosh është gati të japë “dritën jeshile”. Ky transferim do të ishte vërtet një surprizë edhe pse për mbrojtësin janë interesuar mjaft ekipe të mëdha të Europës.

Lënia jashtë e Milanit për një sezon nga Kupat e Europës duket se ka ndikuar në këtë vendim të mbrojtësit, që kërkon të fitojë Champions League dhe ka të gjitha mundësitë që këtë gjë ta bëjë me skuadrën e PSG-së. Ditët në vijim pritet që marrëveshja të zyrtarizohet.

Related posts

ZYRTARE/ Manchester United largon nga skuadra sulmuesin e talentuar (FOTO)

Isa.Autor

DIFERENCA E “FRIKSHME”/ BARCELONA kryeson plotësisht La Ligan (FOTO)

Isa.Autor

Miqësorja ndaj Norvegjisë, Panuçi rikthen në Kombëtare lojtarin që mungon prej kohësh

Q.Autor

Leave a Comment