Futboll

Klevis Dalipi: I lumtur për lojën dhe golin e Çanit

Partizani i tij ka marrë tre pikë me vlerë në përballjen e vështirë ndaj Flamurtarit ditën e sotme në “Selman Stërmasi”. Ndaj, edhe trajneri i “Të kuqve”, Klevis Dalipi i është gëzuar kësaj fitoreje ndërsa ka përgëzuar edhe lojtarët për lojën e zhvilluar, ashtu sikurse edhe sulmuesin Edgar Çani që realizoi golin.

“Jam i kënaqur nga ajo që skuadra dhuroi. Pra ajo që skuadra interpreton në fushë finalizohet me një gol të Çanit. Bardhi nuk po luante keq, por doja të shfrytëzoja Çanin. Doja të shfrytëzoja ato që kemi punuar gjatë javës me skemat. Ai bëri një eurogol duke i dhënë fitoren skuadrës.

E rëndësishme është që skuadra të jetë kompakte dhe elastike gjatë gjithë lojës, sidomos të mos humbasë besimin për të arritur fitoren. Ne jemi Partizani dhe ne duhet t’i imponojmë lojën kundërshtarit dhe jo ata ne. Uroj që kjo ndërprerje e kampionatit të na bëjë mirë. Është dhimbje koke mungesa e Fejzullahit, por më mirë për ne sepse kemi më shumë mundësi për të bërë zgjedhje në vazhdim.

Aktivizimi i Çanit – Doja të theksoja që vërtet ne konsumojmë shumë në aspektin e presingut ndaj kundërshtarit dhe fillon lodhja, por ne kemi organikë për të bërë zëvendësimet e duhura në kohën e duhur. Pavarësisht se Çani u fut në pjesën e dytë, në të ardhmen do të kemi më shumë kohë për të punuar për transfertën tonë në Kamzë.

Festa e golit – Loja duhet të vazhdojë. Një fitore mund të vijë, por neve na kënaq më shumë kur loja vjen me rezultatin. Çani e ka kërkuar në stërvitje këtë futje më të shpejtë, e si për pasojë i dhashë mundësinë që të aktivizohej. E komplimentoj për golin dhe fitoren që i dha skuadrës.

Skema – Ajo që kërkoj është që kundërshtari të mos na imponojë lojën e tyre. Ne nuk duhet të biem në batakun e kundërshtarit, por të bëjmë lojën tonë. Në këtë aspekt skuadra po bën lojë të mirë dhe po luajmë me besim në lojën tokazi. Në të ardhmen do të punojmë dhe me finalizimin.

Related posts

Prapaskenat/ Ronaldo refuzoi Junajtidin prej “Mout”: S’dua të përfundoj mbrojtës krahu

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Real Madrid pozitiv me Covid-19, por Belgjika e mban!

Delo.autor

Të gjithë po lëvizin në Madrid, agjenti i Bejl kërkon takim me klubin

Sadik.Autor

Leave a Comment