Futboll

Klubet e Serisë A, 130 milionë euro për zero rezultate

Më shumë se 130 milionë euro për pak gola. Merkaton e verës së kaluar ka qenë ai i shpenimeve të çmendura për sulmuesit. Milan dhe Roma janë klubet që kanë investuar më shumë te talentet e sulmit dhe golashënues të afirmuar. Por rezultatet nuk kanë qenë aspak të kënaqshme, të paktën deri në këtë moment.

Kuqezintë kanë paguar 38 milionë euro për Andre Silva, i marrë nga Porto. Portugezi nuk ka shënuar akoma asnjë gol në kampionat dhe drejtuesit e klubit milanez po mendojnë ta huazojnë sezonin e ardhshëm. Gjërat nuk kanë shkuar më mirë për Kalinic, i marrë nga Fiorentina për 25 milionë euro, i cili ka shënuar vetëm 4 gola në këtë sezon.

Probleme të ngjashme edhe për Roma-n, që ka fituar garën me Inter për Schick, i blerë për 42 milionë euro nga Sampdoria, por që nuk ka shënuar akoma në Serinë A. Pak më mirë ka bërë edhe ish-sulmuesi i Sassuolo, Defrel. Si në rastin e Kalinic, nëse të rinjtë nuk bindin, as ata që supozohej të ishin golashënues të afirmuar nuk kanë shkëlqyer.

Edhe ekipet e vogla kanë investuar shumë, por pa marrë golat e shpresuar (në shumë raste të rëndësishëm për mbijetesën). Mjafton të mendohet për 13 milionë euro-t e shpenzuar nga Genoa për të marrë Lapadula nga Milan (2 gola deri tani). Borrielo, te Spal, është një nga lojtarët më të paguar të ekipit dhe ka shënuar vetëm një herë. I njëjti rezultat edhe për Iemmello, që i ka kushtuar Benevento-s më shumë se 6 milionë euro.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA EUROPA/ Ja lojtarët e piketuar që priten të largohen nga Inter…

Delo.autor

A KA PASUR TENSION MES OLSI RAMËS DHE DAJËS? Reagon drejtori i Partizanit: E vërteta është që…

Delo.autor

SADIKUN E NDJEK FATI I KEQ/ Te Bolivari vendosin sot për sulmuesin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment