Futboll

Shënoi ‘tripletë’, sulmuesi i Laçit: Topi është i imi, do ta marr me vete në Mozambik

Laçi mori sot një fitore shumë të vlefshme me shifrat 4-2 kundër Flamurtarit dhe një meritë absolute kishte sulmuesi Rexhinaldo, i cili realizoi ‘tripletë’.

Pas ndeshjes mozambikasi është shprehur shumë i lumtur dhe nëprmjet një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se topin do ta marrë në vendlindje.

 

“Shumë i lumtur që ndihmova skuadrën për 3 pikë të rëndësishme sot. Me këtë rezultat, jemi në vend që kualifikohemi në zonën europiane. Kjo ngjarje do të shënohet gjithmonë në karrierën dhe jetën time. Sot shënova tripletën e parë në karrierë, po, sot shënova plot 3 gola. Topi i ndeshjes është i imi dhe do e marr me vete në Mozambik. Faleminderit të gjithë për mbështetjen.”

Related posts

JASHTË FUSHAVE PËR 2 MUAJ/ Tronditet Real Madrid, ja lajmi më i hidhur për Hazard

Delo.autor

TRENDI I BOMBERIT KUQEZI/ Uzuni drejt rekordit historik në La Liga 2

F.autor

“EURO 2020″/ Ronaldo do thyej rekordin historik të mbajtur nga Platini, gara e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment