Futboll

Kukësi nuk tundet nga vendi i dytë, Vllaznia humb Sukajn dhe ndeshjen

Kukësi-Vllaznia  2-0
Golat: Shameti 33’, Musolli 76’
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Ymeraj (Et’hemi 69’), Musolli, Dzaria (Imami 90′), Cale, Shkodra (R.Hoxha 80’), Guri. Trajner: Peter Pacult
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini, Tafili, Orelesi, Lika (Cinari 64’), Ribaj, Kalaja (Gurishta 73’), Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë: Eldorian  Hamiti, Paulin Simoni, Nertil Bregasi
Kartonë të verdhë: Kale 35’, Musolli 76′ / Mersini 29’, Ribaj 31’, Sukaj 32’, 87′, Gocaj 37’, Orelesi 61’, Pjeshka 90′
Karton i kuq: Sukaj 88′

Ndeshja nis me një ceremoni simbolike, për të nderuar Musollin, futbollistin kosovar të Kukësit, që ka rrumbullakosur 200 ndeshje zyrtare me skuadrën verilindore. Sa u takon formacioneve startuese, Frashëri ka zënë vendin e Koliqit në portën vendëse, një zgjedhje taktike e trajnerit Pacult. Në anën tjetër, Gjoka i ka përzier kartat, i kushtëzuar nga mungesat e Malotës dhe Vucajt. Çerekorëshi i parë është pa shumë ngacmime në portat respektive. Vllaznia përpiqet të qarkullojë dendur topin, duke synuar të ulë sa të mundet vrullin e pritshëm të vendësve në fillim. Në minutën e 22-të është Ymeraj, ai që godet me kokë nga afër, por nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat. Rast mjaft i mirë për kampionët në fuqi. Pak më tej është Guri, që provon nga distanca, me një gjuajtje potente, por pa shënjestrën e duhur. Në minutën e 24-t “fluturon” portieri Sherri, që devijon predhën e Gurit nga jashtë zonës së 16-metrave. Mundohet të bëjë presing lart skuadra shkodrane, që të mos e lërë Kukësin të organizohet. Të gjitha manovrat ofensive të verilindorëve synojnë Gurin, i cili krijon pështjellim në prapavijën kuqeblu, edhe pse markohet nga më shumë se një lojtar.  Në kahun tjetër, Sukaj, që asistohet nga e djathta prej Ribajt, mbetet në “darën” e Shametit, i cili nuk i ndahet numrit 9 të Vllaznisë, duke pasur edhe dublimin e Allës.

 

Pas goditjes së dënimit nga Shkodra, topi shkon në zonën kuqeblu, ku Shameti zhytet me kokë, duke shënuar, i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Berishës. Mbrojtja mike e pëson nga shpërqendrimi dhe vendosja gabim. Pa kaluar 120 sekonda, Kalaja, krejtësisht i lirë para portierit Frashëri, godet dobët me kokë, duke humbur një rast ideal e të shpejtë për të barazuar rezultatin. Pjesa e parë mbyllet me një rast të artë për Sukajn, por sulmuesi shkodran dështon në goditjen e topit, në zonën e portës kuksiane. Pjesa e dytë ka thuajse të njëjtën “muzikë”. Janë kuksianët, ata që ngacmojnë më shumë, edhe pse janë në avantazh. Duket se Pacult i ka udhëzuar të tijtë për të dyfishuar shifrat, për të qenë të sigurtë. Nga ana e saj, Vllaznia mundohet të reagojë, por nuk e ka forcën e duhur. Mesfusha e saj nuk është kreative, ndihet mungesa e Vucajt. Sukaj mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, duke mos e vënë thuajse fare në vështirësi portën e kampionëve në fuqi. Janë të paqartë dhe me kalimin e minutave përfshihen edhe nga gjaknxhetësia shkodranët, teksa gjysma e skuadrës ndëshkohet me kartonë të verdhë.

Minuta e 63-të është shumë e dyshimtë. Sukaj rrëzohet nga Alla në zonën kuskiane, pas një dyluftimi sikur të ishin në sportin e mundjes, kërkon penallti, por kryesori lezhjan nuk është i këtij mendimi. Ribaj lëshon një silur nga distanca, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Frashërit. Miqtë pranë golit në minutën e 69-të. Trajneri Gjoka freskon skuadrën me zëvendësimet e mundshme, por sërish nuk e ndryshon dot fatin e ndeshjes. Përkundrazi, pëson golin e dytë në minutën e 76-të, teksa Musolli shuan çdolloj iluzioni e shprese të shkodranëve për të marrë të paktën një pikë në këtë transfertë. Sukaj e godet nga mbrapa topin me kokë, kur ishte në duart e portierit Frashëri. Kryesori Hamitaj e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë sulmuesin kuqeblu, edhe me të kuqin, duke bërë që ai të mungojë nin e radhës, ndaj Skënderbeut, në “Loro Borici”. Përfundimisht, Kukësi konsolidon vendin e dytë në klasifikim, ndërsa kuqeblutë mposhten pas disa ndeshjesh radhazi dhe e shohin veten në vështirësi, sepse e kanë tashmë Teutën vetëm një pikë pas. Lufta për mbijetesë sa vjen e bëhet më e ashpër dhe e vështirë, duke u luajtur tashmë, sipas të gjitha gjasave, edhe nga “llogaritë në tavolinë”.

Standings provided by Sofascore LiveSco

Related posts

KRYEN TESTET MJEKSORE TEK KLUBI I RI/ Juventus zyrtarizon transfertën e radhës, ja emri i lojtarit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona nuk heq dorë, ja Plani B nëse nuk realizohet blerja e Haaland…

Delo.autor

FOTO E TRUPIT TË EMILIANO SALA?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

F.autor

Leave a Comment