Futboll Seria A

Kundra Juventusit do të jetë Milani më i mirë

Pas pauzës prej ndeshjeve të Kombëtareve, këtë fundjavë do të rikthehen ato të kampionateve. Seria A nis menjëherë me sfida interesante, ku ajo që pritet më shumë është përballja mes Juventusit dhe Milanit që luhet më 31 Mars.

Për këtë sfidë ka folur edhe Administratori i Deleguar i klubit kuqezi, Marco Fassone, i cili përmes deklaratës së tij në një farë mënyre ka paralajmëruar klubin bardhezi se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen ndaj tyre. Dihet që në të tilla sfida nuk ka nevojë për motivim, pasi lojtarët janë vet të karikuar kur përballen dy emra të mëdhenj të futbollit italian.

Milan do të prezantohet në sfidën e së Shtunës kundër Juventusit, në kushtet më të mira” theksoi Fassone, i cili gjithashtu nuk harroi të theksonte edhe ndryshimin e madh që ka ndodhur në skuadër që pas caktimit si trajner të Rino Gattuso.

Kuqezinjtë duken të rilindur dhe tashmë synojnë edhe zonën Champions, që ashtu siç po shkonin gjërat te Milan dukej një mision i pamundur. “Vetëm kur mendoj për gjendjen që ishim në fundvit, kur vinim nga disa humbje të shëmtuara si ato ndaj Verona dhe Atalantës, dhe në disa ndeshje ku nuk shpreheshim në lojë. Më duhet të falënderoj Mirabellin që më dha guximin dhe kurajon të bëja zgjedhjen për Gattuson, ka merita të mëdha. Rezultatet janë befasuese, klima përreth skuadrës ka ndryshuar dhe ka optimizëm. Ka njerëz që besojnë dhe është bukur të shkosh në ndeshjen kundër Juventusit në të tilla kushte dhe atmosferë”  nënvizoi Fassone.

Related posts

Conte: Është shumë e vështirë për t’u kuptuar

Sadik.Autor

PLAS NË KATEGORINË E DYTË/ Futbollisti i Butrintit qëllon me pëllëmbë kundërshtarin

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Të dy ekipet në “luftë” për një vend në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment