Futboll

Fabio Capello, emri i fundit që konsiderohet për stolin e Arsenal

Ish-trajneri i Anglisë orët e fundit po përflitet si një nga kandidatët për të zëvendësuar Arsene Wenger tek Arsenal.

Të paktën këtë po thënë bastexhinjtë që thonë se e kanë bërë italianin si favoritin për të zënë postin e francezit kur ai të largohet.

71-vjeçari Capello është larguar nga stoli i skuadrës kineze Jiangsu Suning këtë javë.

Ai kishte që prej qershorit të kaluar në krye të klubit të Super League kineze, por pas një starti të dobët të sezonit, klubi ka vendosur ta zëvendësojë me rumunin Cosmin Olaroiu.

 The former England manager is out of work after leaving his role as boss of Chinese Super League side Jiangsu Suning after less than a year in charge

Dhe kjo e ka bërë një nga kandidatët për të qenë trajneri i ri i Topçinjve.

“Është një emër i ri në listë, por ka një koeficient shumë të mirë për t’u bërë trajneri i Arsenal,” shprehet një bastexhi.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund Thomas Tuchel mbetet favoriti i qartë për të qenë pasardhësi i Wenger. Raportet pretendojnë se ai është takuar me drejtuesit e Arsenal në Londër një javë më parë.

Një tjetër italian, ish-trajneri i Chelsea-t, Carlo Ancelotti është gjithashtu duke u vëzhguar nga klubi.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mino Raiola i vendos çmimin: Ja shifra që duhet të paguani nëse doni Pogba

Delo.autor

RUSI 2018/ Gjykimi ndaj Zvicrës, FIFA e mban sekret nga Brazili audion e VAR-it

Sadik.Autor

Sherr në sallën e VAR-it, Brazili akuzon italianin Orsato

Isa.Autor

Leave a Comment