Futboll

Kush ikën dhe vjen; Mourinho përgatit tjetër spastrim te Manchester United

José Mourinho duket se ka filluar tashmë rinovimin e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez ua ka vendosur tashmë kryqin më shumë se 5 lojtarëve, të cilët do t’i shesë këtë verë për të financuar transferimet e mëdha, që janë pjesë e planeve të tij për rindërtimin e ekipit, si Gareth Bale dhe Willian.

Manchester United ka evidentuar tashmë Luke Shaw, Ander Herrera, Juan Mata, Chris Smalling, Phil Jones, Daley Blind dhe Matteo Darmian, të cilët janë gati të shiten këtë verë. Përveç kësaj, Marouanne Fellaini është i lirë në fund të sezonit dhe ka refuzuar të nënshkruajë një rinovim. Michael Carrick do të dalë në “pension”, ndërsa Ibrahimoviç do të largohet pa kufizime.

Objektivat e Mourinhos janë: uellsiani i Real Madridit, Gareth Bale, partneri mbrojtës i Tottenham, Toby Alderweireld dhe Danny Rose, mesfushori i Chelsea, Willian, dhe Fred të Shakthar Donetsk.

Pra, pavarësisht nga nënshkrimet e shtrenjta, që Manchester United ka bërë gjatë 14 muajve të fundit, për një vlerë totale prej më shumë se 300 milionë euro, duket se do të ketë një tjetër investim me të njëjtën madhësi, apo edhe më të madhe. Përveç kësaj, qendërsulmuesi Romelu Lukaku ka konfirmuar: “E di se shumë lojtarë të mirë do të vijnë verën e ardhshme, kjo është e sigurt”.

Related posts

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

Edhe portieri i Uruguait si Karius, e “masakrojnë” në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

Zyrtarizohet gjithçka, Kamer Qaka firmos me Steaua Bukuresht

Sadik.Autor

Leave a Comment