Futboll Sport

Juventusi planifikon prezantimin e Ronaldos, priten masa të rrepta sigurie

Emocione dhe ëndrra. Cristiano Ronaldo do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit dhe për këtë klubi torinez po programon një pritje madhështore për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Sipas gazetës “Gazzetta dello Sport” të këtij mëngjesi, klubi planifikon një ditë të plotë festimi, për të cilën orari ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Duke iu referuar këtyre burimeve, sot do të zhvillohen takime me policinë për të siguruar rendin publik, ndërkohë që hyrja në stadiumin e “Zonjës së Vjetër” “Allianz Stadium” do të jetë i hapur.

Kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë ka ndodhur qëkur Stadiumi i Juventusit u hap në 2012 dhe pritet të shesë.

Policia do të jetë prezent dhe në klinikën e J-Medical për të siguruar rendin dhe sigurinë kur Ronaldo të arrijë për të kryer vizitat rutinore mjëkësore. Pas bisedës me mediat, Ronaldo pritet t’i drejtohet tifozëve, pas së cilës ai mund të fluturojë përsëri drejt Greqisë, për të vazhduar pushimet.

Megjithatë, një hotel luksoz është rezervuar në qendër të Torinos, nëse portugezi dëshiron të qëndrojë gjatë natës.

Related posts

Shqipëri-Kosovë/ Përballja vëllazërore që luhet për prestigj dhe eksperiment

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona mposht me “POKER” Dynamo Kyiv dhe siguron kualifikimin

Delo.autor

EMIGRACIONI, LUFTËRAT DHE NDRYSHIME FANELLE/ Europa pa kufij, 10% kanë lindur jashtë vendit

Delo.autor

Leave a Comment