Futboll La Liga

LA LIGABarça dhe Real Madrid luajnë në transfertë për një rekord dhe për vendin e tretë

Barcelona, pasi ka mundur 1-0 rivalët për titull të Atletico Madrid në javën e fundit të kampionatit, do të luajë sot në fushën e Malaga, një ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të La Liga-s. Vendasit mbajnë vendin e fundit në renditje dhe kanë grumbulluar po aq pikë (13) sa gola të pësuar nga katalanasit në këtë kampionat. Për më tepër, Malaga nuk ka arritur të shënojë në 62% të ndeshjeve që ka luajtur në këtë sezon të La Liga-s dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Pavarësisht nga kjo, vendasit do të duan të përsërisin arritjen e sezonit të kaluar kur kanë mundur 2-0 Barçën në shtëpi. Por, nëse Malaga humbet, do të ishte disfata e shtatë radhazi kundër katalanasve, një rekord i ri për klubin.

Ndërkohë, ndeshjet e së shtunës të kampionatit spanjoll do të fillojnë në orën 13:00 me Eibar-Real Madrid, me këta të fundit që do të kthehen në fushë katër ditë pasi kanë eliminuar Paris Saint-Germain në 1/8-at e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Vendasit, që janë në vendin e tetë në renditje, do të paraqiten në këtë takim pas barazimit 1-1 të marrë në fushën e Deportivo La Coruna. Skuadra e Jose Luis Mendilibar po zhvillon një sezon pozitiv dhe është vetëm dy pikë larg zonës europiane. Gjithsesi, Eibar nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 9 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Real Madrid (2 barazime, 7 humbje). Ndeshja e fazës së parë është fituar me rezultatin 3-0 nga “Los Blancos”, të cilët mbajnë vendin e tretë në renditje me 54 pikë, një më shumë se Valencia e vendit të katërt.

 

Related posts

TIRANA-BYLIS/ Raste pafund shënimi, ballshiotët trondisin traversën e Likës (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Milan zyrtarizon blerjen e parë të merkatos së janarit për…

Delo.autor

Roma arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Portos

Sadik.Autor

Leave a Comment