Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Inter-Liverpool mund të luhet në fushë neutrale. Faji i vaksinimit, UEFA e bezdisur

Nga Anglia sot kanë ardhur disa lajme të bujshme për Interin në Champions League dhe më gjerë. Në fakt, UEFA po mendon që Inter-Liverpool dhe Lille-Chelsea të luajnë në terren neutral.

Siç raporton Daily Mail, rregullat e reja për vaksinimin e detyrueshëm për lojtarët profesionistë, të cilat së shpejti do të miratohen nga qeveritë e Italisë dhe Francës, nuk janë mirëpritur nga UEFA, e cila ka miratuar rregullore të ndryshme për këtë çështje.

Kjo lloj ‘pasaporte Covid’ mund të ketë një ndikim të ndryshëm në disponueshmërinë e lojtarëve për disa klube të Premier League, ku shkalla e vaksinimit është më e ulët se në ligat e tjera.

Prandaj, lojtarët e pavaksinuar të Chelsea dhe Liverpool nuk do të mund të luanin në fusha futbolli në Francë dhe Itali, kështu që ideja është që të adoptohet një fushë neutrale. Në fakt, për të zhvilluar një ndeshje duhen të paktën 13 lojtarë!

Related posts

Probelemet e Juventus, Dybala dhe Higuain kanë mbetur në “Wembley”

Sadik.Autor

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Delo.autor

“ME KËTË EKIP JAM GATI PËR DERBIN”/ Conte rreh gjoksin: Lukaku është zgjidhësi i problemeve!

Delo.autor

Leave a Comment