Futboll

Legjenda e Chelseat pensionohet në fund të këtij sezoni

Ish-ylli i Chelseat dhe Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, planifikon të pensionohet nga futbolli profesionist në fund të sezonit në kategorinë e dytë të futbollit në SHBA, United Soccer League.
Drogba, tani lojtar dhe pronar i Phoenix Rising në USL, ka gëzuar karrierë të shquar në futboll, transmeton Express.

Sulmuesi, i cili të dielën i mbushi 40 vjet, nisi karrierën në Francë, duke mahnitur me Le Mans, Guingamp dhe pastaj me Marseillen, skuadër të cilën e ndihmoi të arrijë në finalen e UEFA-s në sezonin 2003-04, të cilën e humben ndaj Valencias së Rafa Benitezit.

Performancat e tij në Ligë 1 të Francës dhe në garat evropiane e binden Chelsean ta transferojë atë dhe t’i ndihmojë të bëhet njëri prej lojtarëve më ikonë në histori të klubit.

Për nëntë sezone në “Stamford Bridge” – përfshirë edhe rikthimin njëvjeçar në sezonin 2014-15 – Drogba fitoi katër tituj në Premierligë, katër Fa Cup, tri ELF Cup dhe një Ligë të Kampionëve, të parën për Chelsean.

Duke folur për Telefoot, Drogba ka thënë: “Për mua është kënaqësi të luaj. Nivelin e lartë e arrita vonë. Por, vërtet kënaqem duke luajtur. Më pëlqen roli lojtar-pronar. Jam i rrethuar nga lojtarë shumë të rinj dhe më pëlqen t’ua përcjell njohurit. Por, ky sezon është i fundit për mua, sepse tani jam 40 vjeç”.

Related posts

MENDON LARGIMIN NGA BAVAREZËT/ Britanikët “monitorojnë” situatën për Hummels

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Faza e 1/8-ve, shorti të hënën në mesditë. Ja rregullorja për turin e radhës…

Delo.autor

ZYRTARE/ Lëvizje mjeshtërore e Igli Tares, rinovon me yllin spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment