Futboll Seria A Sport

SHËNOI KUNDËR FROSINONES PAS 564 MINUTASH/ “Bomberi” Piatek luan sfidën e fundit për rekordin historik

Mbase nuk luajti ndeshjen më të mirë në karrierë, por Kristof Piontek ndaj Frozinones bëri atë për të cilën Milani e bleu. Ai shënoi golin që zhbllokoi sfidën e i dha udhë fitores së ekipit. Pas 564 minutash, polaku prishi agjërimin e tij më të gjatë që kur luan në Serinë A. Falë realizimit të së dielës, 23-vjeçari bëhet lojtari i tetë në pesë kampionatet madhore europiane që kalon kuotën e 30 golave në të gjitha kompeticionet. Përveç se tri pikëve, të dielën ndaj Spalit, Piontek do të tentojë të gjejë të paktën një gol, i cili do të vlente për një rekordin personal.

Nëse shënon në Ferrara, polaku do të bëhej futbollisti i parë në historinë e kampionatit italian që shënon të paktën 10 gola me dy ekipe të ndryshme në një sezon të vetëm. Ashtu si Romanjoli, edhe Kristof Piontek është vlerësuar me çmimin “Gentleman” për golin më të bukur (ai ndaj Atalantës).

Pasi ka falënderuar për vlerësimin, polaku ka deklaruar: “Ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për mua. Dua të shënoj edhe më shumë e më të bukur. Nuk e mendoja kurrë që në vitin e parë në Itali do të shënoja 30 herë. Uroj që të realizoj ndaj SPAL-it e Interi ose Atalanta të ndalen. Dua të luaj në Champions dhe do të tentojmë deri në fund. Në fakt, që të dielën shpresova që Juventusi të mundte Atalantën, por përfundoi bë barazim”.

Related posts

PARALAJMËRON JUVENTUS/ Moggi: Do të ishte një çmenduri nëse Dybala shkëmbehet me…

Delo.autor

BËN GJESTIN E VEÇANTË/ Mesfushori i Barcelonës respekton fansat, i jep autograf një… derrkuci (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-BETIS/ Mbrojtësi kundërshtar bën portierin ndaj Dembeles, Messi shënon sërish me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment