Futboll

Leipzig-Bayern, vendasit kanë humbur 4 ndeshje radhazi ndaj bavarezëve

Java e 27-të e kampionatit gjerman të futbollit do të mbyllet me ndeshjen Leipzig-Bayern Munich. Vendasit do të kërkojnë t’i japin fund ecurisë negative në kampionat, ku kanë marrë vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit.

Por nuk do të jetë aspak e lehtë të dalin me pikë kundër kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe ekipit që po dominon Bundesliga-n. Skuadra e Heynckes nuk ka një rival të vërtetë në kampionat dhe ata kanë një avantazh më shumë se bindës ndaj ndjekësve më të afërt.

Bayern do të shkojë në Leipzig pas 19 fitoresh dhe një barazimi të marra në 20 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Ndërkohë, bavarezët do të vijnë në këtë takim pas fitores të marrë në mesjavë kundër Besiktas në 1/8-at e Champions League.

Gjermanët kanë siguruar një vend në çerekfinale pasi kanë eliminuar turqit 8-1. Siç mund të imagjinohej, Bayern ka dominuar përballjet me Leipzig duke fituar të kaur ndeshjet ndaj tyre.

Related posts

“VIDEO LAJM”/ Tifozja që “çmendi” rrjetin dhe kamerat (dhe kaloi ndeshjen në plan të dytë)

Delo.autor

RONALDO I SHQIPËRISË/ GREZDA zbulon FAJTORIN e humbjes ndaj Izraelit

Isa.Autor

E BUJSHME TEK REAL MADRIDI/ Ja çfarë zbulon shtypi spanjoll për takimin Perez-Solari

Delo.autor

Leave a Comment