Futboll

Zyrtare: Caktohet data për derbin Milan – Inter

Derbi mes Milanit dhe Interit do të luhet të mërkurën më 4 prill në ora 18:30.

Të gjitha ndeshjet e 4 marsit në Serie A u anuluan për shkak të vdekjes së papritur të kapitenin të Fiorentinës, Davide Astorit.

Më parë u vendos që këto ndeshje të mbetura do të luheshin të martën më 3 prill dhe të mërkurën më 4 prill, por derbi mes Milanit dhe Interit u la jashtë listës për shkak të obligimeve të Milanit në Evropa Ligë.

Por, meqë tani skuadra kuq e zi është eliminuar nga kjo garë, është konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në San Siro të mërkurën më 4 prill, me fillim nga ora 18:30.

Related posts

PSE U SHKARKUA NAGELSMANN? Në 7 ditë “avullojnë” dy objektiva

F.autor

Gattuso: Krenar që drejtoj Milanin, dua të qëndroj por..

Q.Autor

Lojtarët e Man.City-it shijojnë pushimet, Guardiola takon pronarët

Q.Autor

Leave a Comment