Futboll

Lennart Thy, futbollisti hero që do të sakrifikojë ekipin për të ndihmuar një të sëmurë

Lennart Thy, mesfushor gjerman i datëlindjes 1992, nuk do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër PSV, në Eredivisie-n holandeze. VVV-Venlo e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një komunikate zyrtare. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.

Por ajo që befason në këtë histori është arsyeja pse do të mungojë lojtari. Ai, në fakt, ka vendosur të paraqitet në një klinikë për të dhurur gja për një të sëmurë me kancer.

Mesfushori i është bashkuar shtatë vite më parë fushatës për të ndihmuar të sëmurët dhe atij i është marrë një kampion gjaku për ta pasur në dispozicion për ata që do të kishin pasur nevojë. Dhe kur është thirrur për të bërë një dhurim, ai është përgjigjur pozitivisht.

Kjo formë trajtimi përdoret për të shëruar pacientët me leukemi akute. Natyrisht, VVV-Venlo ka pranuar kërkesën e Thy për të dhënë kontributin e tij në këtë proces special. Mundësia e korrespondencës së ADN-së është shumë e vogël dhe kjo e bën akoma më të veçantë këtë situatë.

Për shkak të dhurimit të gjakut, Thy nuk ka pasur mundësi të stërvitet me ekipin dhe do të jetë në dispozicion për testet e fundit të trajtimit. Një histori kjo që bie në kontrast me ato që dëgjojmë çdo ditë në fushat e futbollit në të gjithë botën dhe që zhvendos botën e topit dhe protagonistët e saj në një plan kryesisht njerëzor.

Nuk mund të bëhet gjë tjetër vetëm që të duartrokitet gjesti i këtij lojtari dhe i klubit të tij, që do të heqë dorë, edhe pse është në garë për një vend në Europë, nga një element kyç që ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në këtë sezon.

View image on Twitter

Related posts

Thiago Alcantara shënon gol ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

“TOPI I ARTË”/ Ronaldinho “GODET” Messin: Nuk është më i miri në histori…

Delo.autor

187 MILIONË EURO PËR 450 GRUPE/ FIFA shpërndan paratë e Botërorit 2022, në Itali kryeson Juventus

F.autor

Leave a Comment