Basketball

Liga Ballkanike, Tirana mposht malazezët e Ibar Rozaje dhe avancon në play off

Tirana në basketboll për meshkuj është rikthyer te fitorja në Ligën Ballkanike pas 7 humbjesh radhazi, duke mundur sot në mbrëmje 95-65 ekipin malazez të Ibar Rozaje, në sfidën e raundit të 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të këtij turneu.

Ndeshja e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u dominua nga basketbollistët bardheblu, që korrën suskesin e tretë në këtë turne (kanë edhe 9 humbje), sukses që i çon në fazën e play off-it. Tiranës i duhej me çdo kusht fitorja për të avancuar më tej dhe bardheblutë nuk zhgënjyen në këtë sfidë, duke luajtur mjaft mirë ndaj një rivali që për asnjë moment nuk ishte në gjendje të rivalizojë, ndaj suksesi i basketbollistëve të trajnerit Doukas ishte i merituar.

Falë këtij suksesi, Tirtana mban vendin e gjashtë në Ligën Ballkanike dhe avancon në fazën e play off-it. Hysenagolli me 26 pikë e 16 rebaund ishte lojtari më i mire në fushë për Tiranën.

Nga nje ndeshje e Tiranes ne Ligen Ballkanike

Ndeshja nis mjaft mirë për kampionët bardheblu, që në periodën e parë dominojnë lojën në çdo drejtim, duke thelluar diferencat në çdo moment.

Malazezët bëjnë shumë gabime, ndërsa Tirana dominon në fushë në çdo drejtim, duke udhëhequr 25-11. Në periodën e dytë loja është më e ekuilibruar, skuadra e Ibar Rozaje ngushton disi shifrat, por në fund Tirana shkëputet sërish dhe udhëheq 50-37 në përfundim të pjesës së parë. Në çerekun e tretë Tirana mbyll gjithçka për sa i përket fitores, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe shkëputet deri në 20 pikë.

Ibar Rozaje nuk ka forca të rivalizojë dhe bardheblutë udhëheqin 72-46, avantazh që vulos fitoren e Tiranës. Perioda e katërt është thjesht një formalitet për Tiranën, që administron avantazhin dhe fiton 95-65, duke siguruar kualifikimin për më tej.

Në play off, Tirana do të luajë ndaj bullgarëve të Levski Lukiol, më 27 mars sfida e parë në Tiranë dhe 3 prill ndeshja e kthimit në Sofie.

Tirana – Ibar Rozaje, 95-65 (26-11, 24-26, 22-9, 23-19)

TIRANA: Brchkov, Shima, Hysenagolli, Karaj, Lasku, Vogli, Hasani, Gjyzeli, Strazimiri, Abdul-Bassit, Stowebridge.

Trajner: A. Doukas

IBAR ROZAJE: E.Kalic, Nurkovic, Felec, A.Kalic, Huremovic, Hadzibegovic, Draskovic, Veskovic, Jeffers.

Trajner: M.Ostojic

Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni

Related posts

NBA/ Harden vendos rekorde, Bryant e kritikon: S’ke për t’u shpallur kurrë kampion nëse luan ashtu

Delo.autor

NBA/ James Harden një përbindësh, “Mjekra” vendos rekordin historik (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Skuadra e Charlotte Bobcats e përgjysmuar, 4 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment