Gossip

Leo Messi “kopjon” Ronaldon, zgjeron markën e vet në Ibiza

Lionel Messi është një lojtar global në futboll dhe po investon pjesë të të ardhurave të tij prej milioneri në disa biznese, me të cilat kërkon të zgjerojë pasuritë e tij edhe më tej, që të garantojë qetësinë ekonomike për të ardhmen.

Kjo gjë është bërë nga shumë futbollistë, përfshirë Cristiano Ronaldon. Edhe ylli argjentinas i Barçës ka ndjekur hapat e portugezit të Real Madridit në sektorin e hotelerisë. Vitin e kaluar, grupi i hoteleve të Cristiano Ronaldos, “Pestana CR7 Lifestyle Hotels”, ka planifikuar për të ngritur në Ibiza katër hotele, për të vazhduar zgjerimin ambicioz jashtë Portugalisë.

Në këtë moment, marka “Pestana Hotels CR7 Lifestyle” vazhdon të kërkojë mundësi në Ibiza, pikërisht aty, ku është i njohur tashmë grupi i hoteleve të Messit. “MIM” ka fituar të drejtën e një hoteli në këtë ishull, ku do të zgjerojë biznesin e tij.

Siç zbulohet nga “IB3 TV”, zinxhiri i hoteleve të Leo Messit ka blerë hotelin “Es Vivé”, që ndodhet në vijën e dytë të plazhit të “Ses Figueretes”, një nga më të vizituarit në Ibiza, që ndodhet në qendër të qytetit. Ky hotel u përurua në vitin 1959 dhe u rinovua krejtësisht katër vjet më parë.

Ai ka 52 dhoma dhe një seri shërbimesh VIP, me çmime që shkojnë nga 224 euro për një dhomë të vetme, në 528 euro për një suitë, në javën e dytë të korrikut. “IB3 TV”, gjithashtu, thekson se ky otel, që Messi ka blerë në Ibiza, do të menaxhohet nga “Majestic”, zinxhiri katalanas, që është gjithashtu përgjegjës për hotelin që bleu në “Sitges”, vitin e kaluar, për 30 milionë euro.
Nga ana tjetër, ia vlen të kujtohet se të dy, Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë të dashuruar me Ibiza, sepse është një nga destinacionet e zakonshme të pushimeve të tyre verore.

Related posts

E BUJSHME/ Barbora paraprin Shkrinjarin dhe shijon diellin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ Rivalitet edhe në tribuna, muzat ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

FOTO/ Icardi shijon pushimet e ëndrrave në Maldive

Q.Autor

Leave a Comment