Futboll

Shpërthen Isco: Te Spanja kanë besim tek unë, te Real jo

Isco ka “mataro” (vrarë) Argjentinën. E qartë, nuk e ka bërë i vetëm, por tre golat dhe spektakli i ofruar në “Bernabeu”-n e tij ka bërë të çmendet një Spanjë të tërë.

Dhe mbi të gjitha ka magjepsur trajnerin e “Furia Roja”, Lopetegui, i cili, qëkur ka marrë drejtimin e Spanjës (korrik 2016), e ka aktivizuar pothuajse gjithmonë nga fillimi. Një besim që i është shpërblyer nga magjistari i Real Madrid (9 gola dhe 2 asiste nga 2916 e deri në të martën në mbrëmje në 13 ndeshje).

Megjithatë, ekziston një “por” që stonon shumë. Isco është titullar në kombëtaren e Spanjës, por mbetet lojtari i 12-të i “Los Blancos”: nuk është lojtar stoli, por i shkon afër. Një situatë kjo që ka filluar të mos i pëlqejë më.

Për këtë arsye, në përfundim të ndeshjes me Argjentinën, Isco ka dashur të qartësojë disa gjëra: “Në kombëtare ndiej besimin e trajnerit, te Real jo. Kur nuk luan me vazhdimësi klubin tënd, – ka thënë Isco për ‘Marca’- ndeshjet me kombëtaren të japin ‘jetë’, janë shumë të rëndësishme sepse unë dua të tregoj se jam një lojtar i mirë”. Deklarata çliruese, por që nuk dihet i do të interpretohen nga Zidane.

Duke lënë mënjanë polemikat, Spanja është e papërmbajtsh,e. E pamëshirshme dhe vrasëse si pak të tjera. Kundër Argjentinës ka shënuar gjashtë gola me gjashtë gjuajtje në portë. Domethënë, Spanja është kombëtarja favorite për të triumfuar në Rusi.

Spanjollët kanë gjitçka duhet: grup historik shumë të fortë (De Gea, Carvajal, Sergio Ramos, Piqué, Jordi Alba), një organikë të mbushur me talente
(Iniesta, Thiago Alcantara, Isco, Diego Costa, David Silva) dhe zëvendësues të nivelit të lartë (Asensio, Rodrigo, Vazquez, Saul dhe Iago Aspas). Por ka më shumë. Janë të rralla rastet kur Spanja ngec. Në fakt, ajo është akoma e pamposhtur nën drejtimin Lopetegui: 15 fitore dhe 5 barazime, me një mesatare prej 3,28 golash të realizuar dhe 0,67 të pësuar.

Related posts

WANDA NARA “TËRBON” FANSAT/ Ja pozat seksi e zhveshur nudo në shtrat (FOTO)

Delo.autor

MADHËSHTOR/ Franca mposht Spanjën me përmbysje dhe ngre trofeun e Nations League

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Ofertat nuk mungojnë, ja ekipi i mundshëm për Balotellin

Delo.autor

Leave a Comment