Futboll

Leonardo flet për misterin e Ronaldos në finalen e Botërorit Francë 1998

Leonardo, një ish i Interit dhe Milanit, rikujton humbjen në finalen e Francë 1998. Frika, analizat në spital, 3-0 kundër Francës dhe në fund rikthimi dëshpërues në Brazil.

Është e pamundur të harrohet ajo finale, sepse përveç dhimbjes pas humbjes, ata përjetuan edhe sëmundjen misterioze të fenomenit para ndeshjes.


Ja si e kujton Leonardo momentin e 20 vjetëve më parë në Paris, gjatë një intervistë për ‘Sky’.

“Përgatitja e ndeshjes ishte absurde. Ronaldo kishte patur një problem pas drekës ndërkohë që ishte duke fjetur, dhe ne ishim të gjithë të tronditur. Ai nuk e mbante mend asgjë, ishte krijuar një situatë surreale”, tregon Leonardo.

Ronaldo, megjithatë, nuk ishte planifikuar të luante kundër Francës: “Ishte vendosur që të mos luante, ai shkoi në spital, bëri të gjitha analizat, dhe mbërriti në stadium një orë para ndeshjes.

Në formacionin fillestar duhej të luante Edmundo, por më vonë morëm vesh që ishte Ronaldo”. Një vendim që i kushtoi shtrenjtë dikujt, kujton Leonardo: “Mjekut ju hoq licenca, dhe për mendimin tim fenomeni nuk duhej të luante, dhe u panë pasojat pasi humbëm 3-0…”. 

Related posts

ELIMINIMI I SPANJËS NGA “EURO 2020″/ Kapiteni Busquets: I dominuam italianët edhe pse flitej ndryshe, por…

Delo.autor

HARRONI RONALDON/ GOLIN E VITIT e shënon “PLAKUSHI” i JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

GOL NGA MESFUSHA/ Shihni realizimin e çmendur në kampionatin italian (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment