Futboll La Liga Sport

Real Madrid, Alisson i jep fjalën e nderit

“Alisson do të presë Real Madrid-in”. Ky është titulli që mban e përditshmja spanjolle ‘Marca’në lidhje me prapaskenën e merkatos që ka të bëjë me portierin e Romës, në objektivin e klubit që ka fituar tre edicionet e fundit të Champions League.

Në raportimin e medias spanjolle rikujtohet se në pankinën e Real nuk është më trajneri Zinedine Zidane, i cili kohët e fundit ishte shprehur te drejtuesit e lartë të klubit se nuk ishte nevoja për të bërë ndryshime në portë, duke u ndjerë i kënaqur me Navas, Casilla dhe Luca.

Por, presidenti Florentino Perez nuk ishte i të njëjtit mendim, njëlloj sikurse dhe bashkëpunëtorët e tij, që tani kanë rinisur gjuetinë për nurmin 1. I preferuari në rolin e gardianit të portës së Real Madrid në fakt është pikërisht Alisson, për të cilin madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë maksimalisht 60 milionë, ndërkohë që Roma ka kërkuar më shumë. 90 milionë ishte kërkesa e Romës ndaj Liverpool, pas kërkesës së të kuqëve për portierin brazilian.

Gjithsesi, Alisson, që tani dëshiron të mendojë vetëm për botërorin, sipas ‘Marca’ i ka dhënë fjalën e tij të nderit klubit spanjoll të Real Madrid: në rast transferimi, ai do të shkojë te Madrid. Ndërkohë edhe Chelsea është vënë në gjurmët e tij, pas refuzimit të Courtois për të rinovuar kontratën që skadon në 2019.

Related posts

PSG I PAPËRMBAJTSHËM/ Rafinha me pasim “MAGJIK”, Mbappe shënon me mjaft stil (VIDEO)

Delo.autor

Futbollisti i Inter: Unë jam mbrojtësi më i mirë në Serie A

Sadik.Autor

ME POLEMIKA VAR/ Valencia i shënon “Katalanasve”, ja goli i dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment