Futboll

Lewandowski shkëlqen me het-trik në fitoren e thellë të Bayern Munich ndaj Hamburg

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut në një ndeshje të Bundesligës të shtunën pasdite, ku shkëlqyen dyshja Franck Ribery dhe Robert Lewandowski.

Bayerni triumfoi bindshëm 6-0 ndaj Hamburgut në “Allianz Arena” në javën e 26-të të top ligës gjermane.

Mesfushori francez, Franck Ribery, e theu monotonin në minutën e tetë, duke shënuar për 1-0. Nuk vonoi shumë dhe super sulmuesi Robert Lewandowski shënoi dy herë në minutat 12-të dhe 19-të.

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Arjen Robben e vazhdoi dominimin e skuadrës vendase duke e ngritur rezultatin në 4-0 pas një goditjeje të fuqishme me të majtën.

Bayern s’u ndal me kaq dhe në 10 minutat e fundit realizoi edhe dy herë, së pari përmes Riberys në minutën e 81-të dhe Lewandowskit në të 90-tën, i cili nga penalltia e kompletoi het-trikun.

Bayern tani kryeson në renditje me 66 pikë, 20 më shumë se Schalke në vendin e dytë.

Hamburg, ndërkohë, mbetet në zonën e rrezikshme duke u renditur i parafundit me vetëm 18 pikë

Related posts

“THER BEST”/ Flet MODRIC, ka një mesazh “goditës” për RONALDON

Isa.Autor

Gattuso: Milan nuk është Brad Pitt

Q.Autor

NJË NATË PA GJUMË/ Festa zgjati deri në 5 të mëngjesit, tifozët presin ekipin në Itali!

F.autor

Leave a Comment