Futboll

Liga e Leo Messit

Në ditën kur vendosej la Liga, ai vendos. Në fushën e rivalit të përjetshëm, ai vendos. Në derbin e Barcelonës, ai vendos. Në ndeshje të vështira, ai vendos. Në ndeshje të papërshtatshme, ai vendos. Leo Messi nuk mërzitet për kohë, vend ose rival, ai thjesht triumfon ndaj tyre
Barcelona është liderë e La Ligas që nga fillimi i sezonit dhe në ndeshjen ndaj Atletico Madridit kishte detyrim të fitonte, të mos dështonte, në mënyrë që të ishte e qetë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Messi vendosi edhe një herë tjetër. Atletico nuk bëri ndeshje të keq, por ishte Leo Messi që ia dhuroi tre pikë skuadrës së tij. Një gol i jashtëzakonshëm ndaj njërit prej portierëve më ët mirë, më mënyrë që bota ta shijonte.

Lojtari më i mirë në botë këtë sezon po e dërgon skuadrën e tij drejt titullit, falë 24 golave, ku 10 herë kishte shënuar golin e parë. në 26 ndeshje ka luajtur nga fillimi, ndërsa si zëvendësues luajti vetëm ndaj Espanyolit.

Numrat e tij, driblimet, pasimet, turpërimi i kundërshtarëve kanë bërë që Barcelona pothuajse të fitojë kampionatin në muajin mars, çka nuk kishte ndodhur që një kohë të gjatë.

Me katër gola në tre ndeshjet e fundit ose me katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe një asistim, Messi vazhdon të shkruajë histori me Barcelonën, me futbollin spanjoll dhe botëror, të cilët po vazhdojnë të shijojnë Kohën e Messit. /Express/

Related posts

NDESHJA NDAJ KUKËSIT/ Hapet “thesi”, Dinamo i ofron shumën e majme lojtarëve. Ja shpërblimet…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ylli Benzema dhe transferimi i bujshëm i bllokuar nga trajneri Tuchel

Delo.autor

BËN REALE PIKTURËN MURALE/ Trajneri Mourinho nget motor vespa në qendrën stërvitore të Romës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment