Futboll Sport

KOMENT/ Partizani mund të përsërisë Vllazninë pas 10 vitesh për të njëjtin motiv, rënien nga Superliga?

Vllaznia edhe pse arrit një fitore të rëndësishmë me Kukësin në “Loro Borici” ende rrezikon ndjeshëm rënien nga Superliga. Klubi më i vjetër në futbollin shqiptarë ka edhe 90 minuta shpresë edhe pse do të luaj takimin e fundit me kampionët e këtij sezoni, Skënderbeun në transfertë.

Ndërkoh Kamza që është edhe kundërshtari direkt në këtë garë luan më Partizanin, një takim ku ekipet rerspektiv kanë objektiva të kundërt. Në Shkodër kanë frikë për një precëdënt i cila ka ndodhur 10 vite më parë. Në sezonin 2008-2009, Vllaznia duke respektuar garën e kampionatit detyroi Partizanin të binte për të parën herë në Kategorinë e Parë.

Një situatë e cila kurrsesi që nuk është kapërdirë dhe harruar nga “të kuqtë” të cilët në një farë mënyrë mund ti kthejnë reston shkodranve.Një histori interesante ku precedentë vihen në lojë pas 1 dekade dhe ku fatet mund të jenë katastrofale për Vllazninë.

Ajo që shikohet me optimizëm nga kuqeblutë është fakti se Partizanit i duhet dhe do të përpiqet të marri maksimumin në epilog të kampionatit kundër Kamzës për të shpresuar një biletë në Europë.

Related posts

Vijon plaçkitja e Nicës, Gladbah i merr yllin e sulmit për shifër rekord

Isa.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Portugali. Rezultati 1-0

Delo.autor

INTER-BARCELONA/ Valverde me shumë ndryshime, Conte nis me sulm të frikshëm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment