Futboll Kategoria Superiore Sport

SHTYHEN VENDIMET/ Tirana qetësi pas “furtunës”, Presidenti Halili mediton ende rreth…

Tirana humbi derbin e parë teksa është ndërtuar si skuadër e cila nga lojtarët dhe drejtuesit është përmendur se kanë objektiv titullin.

Ndeshja përballë Partizanit është bërë një tabu që nuk thyhet prej 5 vitesh e 7 muajsh dhe pas sfidës së të dielës, presidenti Refik Halili lëshoi deklarata të forta në adresë të drejtuesve si dhe la të hapur mundësinë që të ketë një rrezik për shkarkimin e trajnerit Ardi Mema.

Vendimet – Dje nuk është ndërmarrë asnjë vendim. Të paktën nga sa bëjnë me dije burime pranë drejtuesve të klubit. Si në adresë të trajnerit, stafit teknik apo edhe atij drejtues, numri një i klubit nuk ka komunikuar asnjë masë. Nga sa bëhet me dije, Halili ka marrë kohën e nevojshme për të mos nxituar në vendimet që do të pasojnë ecurinë e sezonit, teksa janë zhvilluar vetëm 6 javët e para.

Megjithatë, qetësia e djeshme nuk përjashton asgjë në të ardhmen. Shpesh, në media, trajnerët përdorin frazën “ne me çantë në dorë jemi”. Kësisoj, asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por dita e djeshme postderbi, është kaluar në qetësi. Halili duket se po “mediton” ende.

Stërvitja – Ndryshe nga çdo herë tjetër, në kampin stërvitor ka mbizotëruar qetësia dhe humbja në derbi kishte ndikuar në humorin e lojtarëve. 30 minutat para stërvitjes skuadra i ka kaluar brenda dhomave të zhveshjes, ndërsa zakonisht lojtarët dalin në fushë dhe luajnë me top.

Më tej, në 16:30 ekipi ka nisur një analizë në dhomat e zhveshjes, me praninë edhe të drejtorit Arbi laçi. Theksi sigurisht që është vënë te humbja ndaj Partizanit, ku secilit i është komunikuar edhe gabimi i bërë në atë 90-minutësh, por për drejtuesit dhe stafin e rëndësishme ka qenë që të komunikohet me futbollistët për të parë ndeshjet në vijim dhe për të mos lënë pasoja në psikologjinë e lojtarëve.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Futbollisti italian dënohet me 10 ndeshje pezullim, ja arsyeja…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, shtylla i mohon golin Melos. Tifozët e “Demave” dhurojn spektakël

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ NAPOLIT/ Inzaghi: Jam i kënaqur me fitoren e rëndësishme që i dhamë tifozëve tanë

Delo.autor

Leave a Comment