Futboll

ASTORIT I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT/ Dyndje njerëzish në Firence, pamje nga ceremonia mortore (FOTO)

Është duke u mbajtur në Firence, ceremonia e lamtumirës të kapitenit Davide Astori, që humbi jetën ditën e diel, pas një ataku kardiak në hotel.

Ceremonia është duke u zhvilluar në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.

Në Firenze ka një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit, teksa është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme.

Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Alegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.

Related posts

HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Përcaktohet kalendari për sezonin e ri 2019-2020

Delo.autor

“CHAMPIONS-I ËSHTË NJË TURNE I VËSHTIRË”/ Romagnoli: Matematika na mban në lojë, uroj të festojmë kundër Interit

Delo.autor

ISH-LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Steven Gerrard: Historia ime me “Të Kuqtë” nuk do të thotë asgjë

Delo.autor

Leave a Comment