Futboll

Liverpool interesohet për mesfushorin e Real Madrid…

Liverpool po ndjek me kujdes mesfushorin e Real Madrid, Luka Modric, i cili po e mendon seriozisht rikthimin në Premier League. 32-vjeçari Modric, i cili la Tottenham për të shkuar në Madrid në vitin 2012, ka qenë shumë i suksesshëm me “Los Blancos” duke fituar titullin kampion dhe tre herë trofeun e Champions League.

Modric mbetet një titullar i pazëvendësueshëm te Real dhe ka luajtur 34 ndeshje në këtë sezon. Megjithatë, kroati ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Angli dhe Liverpool është klubi i interesuar për të, edhe pse mund të përballet me një konkurrencë të orëve të fundit.

“Diario Gol” shkruan se Modric ka urdhëruar menaxherin e tij të punojë për rikthimin në Premier League dhe “të kuqtë” e Liverpool kanë pëlqyer këtë variant, sepse Jurgen Klopp ka plane të mëdha me 32-vjeçarit.

Por kohët e fundit ka dalë në skenë dhe mundësia e Arsenal. “Topçinjtë” do t’i jepnin mundësinë të rikthehej në Londër, ku ka jetuar i lumtur kur luajti me Tottenham. Ai do të imitonte Pat Jennings dhe Sol Campbell që shkëlqyer me Tottenham, por më pas vazhduan karrierën te Arsenal.

Related posts

Leku letër te Kukësi, ja sa para u dha Gjici lojtarëve

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea mposht Juventus me “POKER” dhe merr kreun e Grupit H

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Super-kompjuteri zgjedh favoriten, nuk ka asnjë shans për CR7 dhe Messi

Delo.autor

Leave a Comment