Futboll Sport

Leku letër te Kukësi, ja sa para u dha Gjici lojtarëve

Presidenti Safet Gjici është padyshim më korrekti për sa i përket premiove dhe rrogave për ekipin e tij. Në momentin kur ekipi ka rezultate të mira, i parë i klubit të verilindorëve nuk ja përton aspak me premio dhe me rrogat. Dita e sotme solli festë te skuadra e Kukësit, pasi u shpërnda premiot. Ekipi kampion në fuqi i Shqipërisë ka bërë mjaft mirë në ndeshjet e fundit, pasi ka fituar kundrejt të gjithë kundërshtarëve direkt. Ata kanë mposhtur ekipin e Partizanit me rezultat të thellë, fituan me Skënderbeun, por fituan dhe me ekipin e Lushnjes. Skuadra verilindore ka “siguruar” thuajse vendin e dytë, pasi ndodhet 10 pikë larg Luftëtarit me 4 ndeshje të mbetura.

Kuksianët po i bëjnë rezistencë dhe ekipit të Skënderbeut, pasi ndodhen 8 pikë larg. Sigurisht, të thuash se janë në garë për titull është thuajse utopike, pasi me 4 ndeshje të mbetura duhet t’i fitojnë të gjitha dhe Skënderbeu të humbë në çdo sfidë. Korçarët luajnë me Lushnjen, prandaj dhe mundësitë janë thuajse zero, në të kundërt, do të ishte i pari Gjici që do të theksonte se dëshiron titullin dhe ekipi i tij mund t’ia dalë mbanë.

Burime të sigurta bëjnë me dije se futbollistët e Kukësit morën sot premion e premtuar nga presidenti për fitoren kundër Skënderbeu. Gjici akordoi 20 milionë lekë premio dhe futbollistët i morën të gjithë së bashku me stafin teknik dhe administrativ. Nga krahu tjetër, numri një i klubit nuk shpërndau ende rrogat, pasi nuk ka ardhur data e caktuar për t’i marrë ata. Kukësi do të luajë këtë javë me Teutën në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”. Takim ky që do të luhet ditën e mërkurë prej orës 19:00. Trajneri Peter Pacult ka futur një frymë tjetër në ekip dhe skuadra e Kukësit ka marrë rezultate.

Related posts

TRIUMFON ME “POKER” NDAJ BRIGHTON/ Guardiola i shqetësuar për lojtarin: Ai shkoi në spital, kam frikë se..

Delo.autor

Presidenti i Kukësit ndjen keqardhje për SKËNDERBEUN/ Kukësi do të arrijë grupet e Europa League

Sadik.Autor

Mundi Atalantën, buzëqesh Allegri: Hap drejt finales…

Q.Autor

Leave a Comment