Futboll

Luajti 13 minuta por nuk e preku fare topi, të gjithë po tallen me blerjen e Chelseas

Emerson Palmieri nuk ka bërë një debutim për t’u mbajtur mend me Chelsean në Premier League.

Mbrojtësi i majtë u transferuam në Angli në merkaton e janarit, ku u ble për 20 milionë euro nga Roma, plus 9 si bonus, dhe zuri vendin e Pedros në minutën e 82′-të të ndeshjes kundër Manchester City.

Braziliani ka luajtur 13 minuta në total, duke parë se ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” ka pasur 5 minuta shtesë, por nuk ka arritur ta prekë topin as edhe një herë të vetme.

Një duel i humbur dhe një faull i shkaktuar, për një debutim që nuk ka qenë ajo që ai dhe Antonio Conte shpresonin.

“Blutë” janë mundur 1-0 pas një goli të realizuar nga Bernardo Silva në fillimin e pjesës së dytë.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Partizani: Me fat të kuqtë, shikoni çfarë humbet Shafik (VIDEO)

Isa.Autor

Neymar: Doja të përballesha me të në gjysmëfinale, por…

Sadik.Autor

Neymar lë pas d♪7mtimin dhe rikkthehet në stërvitje me PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment