Futboll Seria A Sport

Raiola: Juventus? Tifozët ëndërrojnë super blerjen…

Juventus dhe Mino Raiola duket se janë kthyer të bashkëpunojnë kohët e fundit dhe merkato e ardhshme e Juventus mund të karakterizohet nga disa lojtarë që mund të vijnë nga skuderia e menaxherit italo-holandez.

Pikërisht nga Holanda kanë ardhur zërat që flasin për një nga talentet më të rëndësishëm të Eredivisie, Justin Kluivert, djali i Patrick.

Është 19 vjeç, por është bërë pjesë e ekipit të parë të Ajax prej kohësh, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. Një nga këto klube është Juventus, me Marotta-n që mësohet të jetë vënë në lëvizje për lojtarin në orët e fundit.

Për Kluivert Jr. interesohen Manchester United, Barcelona, Tottenham, Everton dhe Roma, por Juventus mund të shfrytëzojë marrëdhëniet me Raiola për të djegur konkurrencën.

Kontrata e lojtarit do të skadojë në 2019-ën dhe, pavarësisht tentativave të Ajax-it, negociatat nuk kanë shkuar mirë, deri në atë pikë sa Edwin van der Sar, administratori i deleguar i klubit holandez, ka shpërthyer kundër Raiola-s.

“Kemi diskutuar për dhjetë muaj rinovimin e tij, tani jemi mërzitur. Do të jetë e vështirë ta mbajmë Justin, menaxheri i tij e shtyn të largohet nga klubi”, ka thënë ish-portieri i United.

Siç ka ndodhur edhe me talentë të tjerë në të kaluarën, Raiola mund ta shtyjë drejt Juventus-it, me Marotta-n që duket se do të realizojë një tjetër operacion të suksesshëm.

Related posts

E PAZAKONTË/ Donte të dilte në kamera, tifozi shkakton aksident masiv në “Tour de France” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Chelsea gati të negociojë me 21-vjeçarin

Delo.autor

“NA PRET NJË TRANSFERTË VËSHTIRË, POR…”/ Mesfushori Rakitic mban fjalën dhe “kërcënon” Barcelona-n

Delo.autor

Leave a Comment