Futboll

“Luan futboll të bukur”, Hejnkes u sugjeron drejtuesve zëvendësuesin e tij te Bajerni

Është dëgjuar të flitet shumë për çështjen e largimit të tij në fund të sezonit. Shumë herë, i pyetur nga gazetarët nëse do të qëndronte dhe të paktën për një vit në Mynih, Hejnkes iu përgjigj me një “jo” absolute. Në fakt, përpjekjet për ta mbajtur në ekip nuk munguan, nga Rumenige deri te deklaratat joshëse të mikut të tij, njëkohësisht dhe presidentit të ekipit, Uli Hënes, për ta bindur 72-vjeçarin të rinovojë.

Arsyeja e largimit ishte mosha e madhe dhe mungesa e familjes në kohën kur ai i përkushtohet Bajernit. Për herë të parëm vetë Jupi ka folur në media për emrin e kandidatit të mundshëm për ta zëvendë- suar atë. Jup mendon se trajneri ideal do të ishte Tomas Tuhel. “Mendoj që Tuhel është një trajner shumë i mirë. Ai arriti të ngjitet nga ekipi i moshave të Maincit deri tek ekipi i parë dhe në fund te Borusia Dortmundit.

Ai fitoi Kupën e Gjermanisë dhe zuri vendin e dytë me Borusian. Ishte diçka shumë e bukur të shihje Dortmundin të luante një futboll të bukur dhe sulmues”. Momentalisht pa ekip, Tomas Tuhel është kandidati më i mundshëm për stolin bavarez. Hejnkes ka dhënë një sinjal të qartë te drejtuesit e Bajernit.

Por duhet të presim vendimin e Hënesit dhe Rumeniges për të zbuluar kush do të jetë trajneri i ri në stolin e kampionëve vitin e ardhshëm. Shumë zëra qarkullojnë në Munih se gjermani është parë në qytet javëve të fundit, ndoshta për të kërkuar një shtëpi. Por nuk ka asnjë foto konkrete dhe asnjë lajm zyrtar.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Sulmuesi tremb Liverpoolin, ja deklarata e Klopp

Delo.autor

Pjesa e parë/ Perla e Coutinho i jep avantazhin Brazilit ndaj Zvicrës (VIDEO)

Sadik.Autor

POLONIA NË KAOS/ Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

F.autor

Leave a Comment