Futboll

Malcom gati të largohet nga Bordeaux për ekipin e ëndrrave

Sulmuesi i shumëkërkuar Bordeaux, Malcom, beson se ka ardhur koha që ai të largohet nga Ligue 1dhe të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur te Bayern Munich.

Malcom ka qenë te Bordeaux që kur u transferua nga Corinthians në janar të 2016, duke u kthyer në një nga më të mirët e kampionatit megjithëse vetëm 21 vjeç.

Arsenal dhe Tottenham janë përfolur si skuadrat e interesuara, por tashmë mesa duket në krye të garës është Bayern Munich që kërkon të rinovojë krahët me Robben dhe Ribbery të dy nga 34 vjeç.

Dhe Malcom,  cili ka shënuar tetë gola dhe gjashtë asiste në Ligue 1 këtë sezon, duket se kërkon të luajë në Gjermani sezonin tjetër.

“Mendoj se ka ardhur koha,” shprehet Braziliani për Sky Deutschland. “Kam bërë një punë të mirë këtu dhe jam i mirënjohës klubit, por kam nevojë për një sfidë të re.

“Bayern është një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe do të ishte një ëndërr të luaja aty një ditë.

“Më bën shumë të lumtur fakti se ata janë interesuar për mua. Do të vazhdoj të punoj fortë. Kushedi mbase transferimi im te Bayern mund të bëhet realitet.”

Related posts

LUAJTI TITULLAR NDAJ GETAFES/ 19-vjeçari i Realit “shkatërron” kundërshtarin me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Partizani vendos me super golin e Telushit

Delo.autor

PLAS TEK MAN UNITED/ ​“Rashford duhet të LARGOHET nga ”DJAJTË” sepse aty nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment