Futboll

Marcello Lippi këshillon Ryan Giggs: Që të bëhesh trajner i madh, zbato urdhërat e Ferguson

Një lojtar, trajner dhe njeri mjaft i madh. Pas prezantimit në fushën e blertë, Marcello Lippi shfaq një tjetër anë të tij, atë njerëzore.

69 vjeçari i cili aktualisht drejton kombëtaren e shtetit më të madh në Azi, Kinën i sugjeron trajnerit të Uellsit, Ryan Giggs, se nëse dëshiron të jetë i suksesshëm duhet që të kopjoj Sir Alex Ferguson.

“Unë nuk mendoj se duhet t’i jap atij ndonjë këshillë. Ai ishte në urdhërat e trajnerit më të mirë Sir Alex Ferguson dhe i duhet vetëm të bëjë atë që ka mësuar prej tij.”- tha Lippi në një intervistë për BBC.

Të dy kombëtaret do të takohen nesër, në kuadër të Kupës së Kinës në atë që do të jetë debutimi i Ryan Giggs në stolin e kombëtares së Uellsit.

Ish-mesfushori ka luajtur nën urdhërat e Sir Alex Ferguson në Manchester United për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Related posts

(FOTO) Harrojini statujat e Maradonës dhe Ronaldos, ajo e Essien është skandaloze

Q.Autor

Conte: Vetëm një gjë duhet për të fituar Champions-in

Sadik.Autor

Pepe i telefonon ylli të Juventusit, oferta e City-it është nga ato që s’mund të refuzohen

Sadik.Autor

Leave a Comment