Futboll

Malota kthehet nga pezullimi, Gjoka ridizenjon mbrojtjen dhe mesfushën

Vllaznia do të jetë pothuajse e plotë në përballjen e së shtunës ndaj Kamzës. Për këtë takim, tekniku Gjoka do të ketë të gatshëm edhe qendërmbrojtësin Renato Malota, që mungoi për shkak skualifikimi në takimin e fundit ndaj Flamurtarit.

Rikthimi i tij në formacion do të stabilizojë repartin e mbrojtjes, i cili, nga ndeshja në ndeshje, është duke treguar siguri. Nuk duhet të harrojmë se në këtë fazë të tretë shkodranët kanë pësuar vetëm një gol.Vendosja e Malotës në qendër të mbrojtjes do të bëjë të mundur edhe kalimin e Orelesit në rolin e tij natyral në qendër të mesfushës, duke krijuar siguri edhe në këtë repart.

Tekniku Gjoka për këtë takim do të ketë vetëm dy mungesa. Ato do të jenë dyshja Bardulla e Marku, që vijojnë që të jenë të dëmtuar dhe ende nuk kanë bashkuar në përgatitjet me ekipin. Duhet thënë se bëhet fjalë për lojtarë me cilë- si të mëdha, por që ende nuk kanë kaluar dëmtimet e pësuara.

Me objektivin e vetëm për të marrë një fitore ndaj Kamzës në transfertë, trajneri Gjoka ka planifikuar edhe formacionin që do të hedhë në fushë në këtë ndeshje.

Në portë do të jetë Sherri, ndërsa në mbrojtje Gocaj, nga e djathta, dhe Mersini nga e majta. Malota e Belisha do të përbëjnë qendrën e prapavijës. Në mesin e fushës pritet që në vend të Tafilit, i cili do të sakrifikohet për këtë takim, do të jetë dyshja Krymi e Orelesi. Vucaj, një nga më të mirët në këto takimet e fundit, do të jetë sërish fantazisti i skuadrës. Në dy krahët e këtij reparti do të jenë Lika e Çinari. Sukaj, i rikthyer te golat, do të jetë inspiruesi i skuadrës në vijën e sulmit.

Vllaznia ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore. Paradite, skuadra ka qenë në palestër, ndërsa pasdite në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ndërkohë që sot është planifikuar vetëm një përballje dhe më pas skuadra do të udhë- tojë për t’u grumbulluar për këtë ndeshje mjaft të rëndë- sishme, për objektivin që është mbijetesa.

Related posts

E FUNDIT/ FSHF nxjerr në shitje biletat për miqësoren Shqipëri-Jordani, ja çmimet…(FOTO)

Isa.Autor

Plas sherri, Mario Balotelli nuk i lë gjë pa thënë Kanye West

Sadik.Autor

MILAN PËRFUNDON NË BURSË/ Klubi “kuqezi” do të ndryshojë sërish pronarë, ja kandidati kryesor

Delo.autor

Leave a Comment