Futboll

110 vjet histori: Gëzuar ditëlindjen Inter

Është një datë speciale për Inter-in që feston 110 vite të historisë së tij, e cila nisi më 9 mars 1908 kur disa anëtarë desidentë të Milan-it vendosën t’i japin jetë krijesës së tyre të re, bazuar në lojtarë të kombësive të ndryshme, një utopi në atë kohë.

Një miks kulturash dhe idesh që shpesh kanë qenë baza e sukseseve të zikaltërve, të shoqëruara nga kampionë të nivelit absolut: nga Meazza te Mazzola dhe Facchetti, autorët e “Inter-it të Madh” të Helenio Herrera-s, për të kaluar te Altobelli dhe Ronaldo, për të vijuar me Zanetti-n dhe Milito-n, protagonistë të shkëlqyer të fitores historike të “Tri-Trofeve” në 2010-ën.

Atëherë në drejtim stoli ishte Jose Mourinho, personazh që ka mbetur në zemrën e popullit interist, dhe që shpesh shfaqet në mbrotje të krenarisë dhe identitetit zikaltër.

View image on Twitter
Një histori që ka parë shpesh skenat më të mëdha të kompeticioneve në Itali dhe Europë: kurrë nuk ka zbritur në Serie B në 110 vjet ekzistencë, motiv krenarie për popullin zikaltër që nuk lodhet t’ua kujtojë këtë fakt rivalëve të tyre historikë, Juventus-it dhe Milan-it.

Mes kampionëve që kujtohen më shumë, në të mirë dhe në të keq, është padiskutim Ronaldo “Fenomeni”, i cili ndodhet në Milano për të festuar ditëlindjen e ish-skuadrës së tij: Lojtarët duhet të mendojnë gjithmonë që kanë nderin të përfaqësojnë Inter-in, nderin të veshin këtë fanellë me traditë dhe rëndësi të madhe”.

Gjithçka kalon në plan të dytë kur duhen mbrojtur këto ngjyra: “Është një përgjegjësi e madhe – ka shpjeguar sërish ish-sulmuesi brazilian – Sakrificat dhe përkushtimi janë gjithmonë pak krahasuar me rëndësinë që kanë këto ngjyra, pra duhet dhënë gjithmonë maksimumi”.

Fjalë nga të cilat duhet rinisur për të synuar suksese të reja të cilat për fat të keq u bë një kohë e gjatë që nuk karakterizojnë Inter-in. Suksese kaq shumë të pritura nga tifozët që nuk kanë ndalur nëj ditë të mbështesin skuadrën e zemrës. Por përtej kësaj periudhe të errët, sot ka shumë për të festuar. Gëzuar ditëlindjen Inter!

Related posts

“AI ËSHTË GJITHMONË…”/ Mesazh surprizë nga këngëtarja e famshme, i kërkon ndihmë CR7: Ronaldo përgjigjet menjëherë

Delo.autor

Inter përgatit lëvizjen shokuese për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

TJETËR PREMIO E MADHE PËR TIRANËN/ Presidenti Halili gati për premtimin e ri para derbit

Delo.autor

Leave a Comment