Futboll

Man City i frikshëm, me lehtësi e mposhti Arsenalin

​Manchester City e ka mposhtur Arsenalin 3-0 në “Emirates”.
Pas ia rrëmbeu Kupën javën e kaluar, Manchester City e ka mposhtur sërish Arsenalin, kësaj radhe në kuadër të Premierligës. Të besuarit e Pep Guardiolas triumfuan 3-0 në “Emirates”, që të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Golin e epërsisë e shënoi Bernardo Silva në minutën e 16’të, pas një loje të mrekullueshme të Leroy Sane.

I njëjti pati gisht edhe në golin e dytë të realizuar nga David Silva në minutën e 28’, pas një loje ekipore të mrekullueshme të mysafirëve.

Me lojë të bukur, radha për të shënuar i erdhi edhe Leroy Sanes, ku Manchester City triumfoi 3-0 dhe shkoi në 16 pikë diferencë me Manchester United, 18 nga Liverpooli.

Vendasit kishin rast për të ngushtuar epërsinë, por Pierre-Emerick Aubameyang dështoi nga pika e bardhë në minutën e 53’të.

Përveç gëzimit të fitores, Guardiola mori një tjetër lajm të mirë. Gabriel Jesus u rikthye nga dëmtimi i rëndë dhe luajti nga minuta e 87’.

 

Related posts

Barcelona ofron 100 milionë euro për mbrojtësin e Bundesligës

Sadik.Autor

DY “MALLKIME” NË NJË NDESHJE/ Ja pse Manchester United me CR7 nuk e fiton Champions në këtë edicion…

Delo.autor

PASI REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Reagon Hysaj: Jam mirë, por bëni kujdes dhe mbani maska (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment