Futboll

Brazil, Neymar do të ketë një kat të spitalit vetëm për vete

Spitali “Mater Dei” në Belo Horizonte, Brazil, po përgatitet të mirëpresë Neymar-in dhe ka bërë gati një kat të tërë vetëm për të dhe dhjetë shoqëruesit e tij pas operacionit në këmbë. Ndërhyrja do të bëhet të shtunën.

Lojtari do të shoqërohet nga mjeku i Brazilit, doktor Rodrigo Lasmar dhe Gerard Salliant, doktori që ka operuar Ronaldo Nazario-n pas dëmtimit të tij në gju në vitin 2000, ashtu si edhe drejtori sportiv i PSG, Maxëell.

Neymar ka zbarkuar në Rio de Zhaneiro të enjten në një karrige me rrota dhe më pas ka marrë një avion privat për të shkuar në rezidencën e tij në Mangaritibia.

Shtypi vendas ka bërë të ditur se Maxëell dhe Asillant do të shkojnë në Brazil të premten, të njëjtën ditë që ish-lojtari i Barcelona-s duhet të shkojë në Belo Horizonte.

Lasmar ka thënë për “Globo” se Neymar duhet të dalë nga spitali din pas operacionit, edhe pse nuk dihet akoma me siguri nëse ai do të kthehet në Paris për të vazhduar rikuperimin e tij apo do ta bëj një gjë të tillë në Brazil.

Doktori brazilian ka parashikuar se periudha e tij e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj, me lojtarin që nuk do të mundësi të luaj deri në fundin e majit, rreth tri javë para se Brazili të luajë në Kupën e Botës kundër Zvicrës.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Hazard: Më shumë francez se tifoz i Belgjikës 

Isa.Autor

TENTOI TË VRASË PRESIDENTIN E KLUBIT SHQIPTAR/ Ja kush është “koka” e bandës së gjobëvënies

Delo.autor

E BUJSHME/ Superkompjuteri parashikon të gjitha ndeshjet e mbetura të Europianit. Ja finalja dhe fituesi…

Delo.autor

Leave a Comment