Futboll Premier League

Manchester City futet në garë për Neymar

Manchester City është gati t’i shtohet Real Madrid në synimin për të marrë Neymar nga Paris Saint-Germain. “Ylli” brazilian u largua nga Barcelona për te PSG për 222 milionë euro gjatë verës së kaluar, por sipas shtypit francez ai nuk është i lumtur në Ligue 1 dhe po mendon largimin. Real Madrid është favorit për të marrë shërbimet e tij.

Gjithsesi, Neymar, i cili aktualisht është në Brazil duke u riaftësuar nga një dëmtim i pësuar në muajin shkurt, duket se është i kënaqur dhe i intriguar nga mundësia për të luajtur në Premier League. Neymar do të pranonte me kënaqësi punën me Pep Guardiola. Aktualisht, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve dhe e ardhmja e sulmuesit do të vendoset pas Kupës së Botës.

 

Related posts

Ish-lojtari i Barcelonës: HAZARD mund të krahasohet me MESSIN dhe RONALDON

Isa.Autor

PROMOVIMI I EURO U-17 NIS NGA DURRËSI/ Presidenti Duka: Historike për ne, ta kthejmë këtë Europian në një festë

F.autor

Marco Fassone: Milan do t’i nënshtrohet sanksioneve të UEFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment