Futboll Sport

Speciale e “Foreign Policy”/ Kjo është arsyeja pse serbët e politizuan ndeshjen me Zvicrën

Tifozët nacionalistë serbë të futbollit shpresonin të rikthenin krenarinë e tyre kombëtare duke mposhtur ekipin zviceran të udhëhequr nga yjet kosovarë.

Në vend të kësaj, Xherdan Shaqiri, i lindur në Kosovë, u dha atyre një humbje poshtëruese”, është ky paragrafi që hap shkrimin e gazetës “Foreign Policy” që i dedikon një shkrim marrëdhënies mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës për të gjithë tifozët anembanë botës ishte thjesht një ndeshje Botërori si gjithë të tjerat, por për ata që e njihnin situatën, ajo ishte pa diskutim shumë e politizuar.

Shaqiri, Xhaka, Behrami ishin 3 lojtarë me orgjinë kosovare që e nisën nga minuta e parë.Xhemaili gjithashtu, i lindur nga prindër kosovarë në Maqedoni.

Plot 9 vjet pas fushatës së armatosur të udhëhequr nga NATO që i dha fund luftërave në Jugosllavi, Kosova në 17 shkurt 2008 shpalli Pavarësinë.

Që këtu fillon një kalvar i gjatë historik, ku humbja e Kosovës nga serbët shihej si një fyerje e rëndë. Ata e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyre.

Gjithçka nis në betejën e Kosovës të vitin 1389 ku Car Lazari ka vdekur në përpjekje për të penguar pushtimin osman.

Nga shumë nacionalistë kjo është ngjarja më përcaktuese. Një tjetër konflikt i vjetër është ai përballjes mes Krishtërimit dhe Islamit, ku nuk janë të përfshirë vetëm këto 2 shtete, por i gjithë Ballkani.

Çështja e Kosovës është një mënyrë e mirë për të fituar pikë në politikat e brendshme serbe, dhe politikanët e përdorin shpesh këtë si një kartë fituese.

Pas fitores së Serbisë me Kosta Rikën, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, përdori frazën “akt i ëmbël hakmarrës”, që po të jemi të vëmendshëm të kujtojmë, Kosta Rika ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ndonjëherë sporti shihet si “vazhdim i politikës me mjete të tjera” dhe në këtë mjedis kjo është mëse evidente.

Përmendim këtu edhe përballjet e klubeve shqiptare në Europë, ku nuk mungojnë asnjëherë thirrjet ekstremiste si “Kosova është Serbi” , rasti më i fundit ku Partizani i Beogradit u ndesh me Skënderbeun.

Akti më i njohur është incidenti i dronit në ndeshjen e tetorit të 2014 ku Shqipëria u ndesh me Serbinë në Beograd.

“Arsyeja pse një ndeshje kundër një numri të vogël të lojtarëve zviceranë-kosovarë mori një rëndësi aq të madhe në Serbi, është për shkak se ajo paraqiste një mundësi të rrallë për të rimarrë një copë krenarie kombëtare të humbur. Politikanët lokalë mund të dëshirojnë të pretendojnë se nuk e kanë pranuar humbjen për çështjen e Kosovës, pasi ata refuzojnë të njohin pavarësinë e saj, por fakti është se Serbia mund të vonojë pranimin e këtij realiteti politik; Beogradi është i pafuqishëm ta kthejë atë”, shkruan gazeta “ Foreign Policy”.

Gjithsesi realiteti tashmë është i qartë, Kosova është një shtet i pavarur.

Related posts

Sarri drejt zyrtarizimit, por shikoni kush do të jetë asistenti i tij te Chelsea!

Sadik.Autor

GALLIANI “TËRBOHET” ME ARBITRAT/ Rrezikohet ngjitja në Serie A dhe dështimi i projektit “Monza”

Delo.autor

MERKATO/ Interi pranë marrëveshjes për sulmuesin argjentinas

Q.Autor

Leave a Comment