Futboll

Manchester United, Carrick vendos të tërhiqet për shkak të problemeve në zemër

Michael Carrick ka vendosur të tërhiqet në fundin e sezonit. Një lajm që dihej prej disa ditësh, por tani ka ardhur zyrtarizimi. Në prag të ndeshjes së Champions League me Sevilla mesfushori ka zbuluar se ka patur probleme në zemër, të cilat janë zbuluar vetëm disa javë më parë.

“Nëse trupi të thotë se ka ardhur momenti të heqësh dorë nga futbolli, duhet ta pranosh”. Këto kanë qenë fjalët e thëna në konferencë për shtyp nga senatori i Manchester United. Carrick ka zbuluar se ka patur probleme në zemër: “Më ka ndodhur në ndeshjen kundër Burton dhe në stërvitje. Ka raste kur pyes veten nëse ia vlen akom që të luaj, por famtirëisht e kam kaluar”.

Gjithsesi, e ardhmja e tij do të jetë me United, me Mourinho që i ka premtuar një vend në stafin e tij: “Kur do të tërhiqet pres që Carick të bashkohet me stafin e Manchester United, klubi do të ishte shumë i lumtur”. Carrick ka fituar 18 trofe me “Djajtë e Kuq”, mes të cilëve edhe pesë Premier League dhe 1 Champions League).

Related posts

FULHAM-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” kërkojnë fitoren për të thelluar distancën nga ndjekësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MUNGOI TEK KOMBËTARJA PËR NDESHJET E TETORIT/ Sulmuesi Sadiku tregon: Fola me trajnerin…

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Nis numërimi mbrapsh, “France Football” publikon emrat e parë

Delo.autor

Leave a Comment