Futboll

Manchester City marshon drejt titullit kampion

Manchester City mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Stoke dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion. Guardiola hodhi në fushë formacionin më të mirë dhe “Qytetarët” nuk gabuan përballë një kundërshtari të lehtë në letër.

Miqtë e nisën ndeshjen shumë mirë duke kaluar në avantazh me anë të spanjollit Silva pas 10’ minutash lojë. 45’ minutat e para u mbyllën me këto shifra, pavarësisht se City e dominoi kundërshtarin.

Edhe në pjesën e dytë, City është ekipi që bëri ligjin në fushë. Pas një aksioni të rrezikshëm, City shënoi edhe golin e qetësisë me anë të Silva, që shënoi një dopietë (50’).

Në minutat në vijim “Qytetarët” e dominuan kundërshtarin, por nuk arritën të shënonin, pavarësisht rasteve të rrezikshme. Kjo ishte fitorja e 26-të e City-t, që e ngjiti në kuotën e 81 pikëve pas 30 ndeshjesh në Premier League.

https://streamable.com/znluf

Related posts

SOCIEDAD-REAL MADRID/ Dy gola në 10 minuta, Vinicius dhe Jovic dhurojnë spektakël për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

FENOMENAL/ Modriç: Mrekullia e BARIUT TË DHIVE, që arriti kulmin e botës (FOTO)

Isa.Autor

REI MANAJ PRET DEBUTIMIN/ Kuman elozhe “rivalit”: Breithueit mund të na ndihmojë më shumë

Delo.autor

Leave a Comment