Futboll

“Martinez? Inter nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë”

“Duket e vështirë që italianët të pranojnë ta lënë në Argjentinë deri në dhjetor, edhe pse drejtuesit e klubit nuk do të dorëzohen dhe do të bëjnë gjithçka është e mundur për ta mbajtur, veçanërisht nëse skuadra do të vazhdojë përpara në Kupën Libertadores”. Kjo ka qenë deklarata e një drejtuesi të Racing Avellanda, i cili ka pohuar dëshirën e klubit argjentinas për ta mbajtur Lautaro Martinez deri në dhjetor.

Pikërisht në Kupën Libertadores, kundër Cruzeiro, ai ka shënuar tre gola katër ditë më parë. Në lidhje me dëshirën për ta mbajtur sulmuesin, drejtuesi ka theksuar se: “Do të provojmë, sigurisht. Janë tre palë në këtë çështje: Inter, ne dhe lojtari”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Inter duket se ka kthyer sytë nga Erik Lamela. Sipas “Tuttosport”, drejtuesit zikaltër, veçanërisht Walter Sabatini, i cili e mori te Roma në 2011-ën, po zhvillojnë kontakte me përfaqësuesit e fantazistit argjentinas të Tottenham. Lamela ka luajtur për dy sezone në Serinë A me verdhekuqtë dhe mund të rikthehet shumë shpejt në Itali.

 

Related posts

MILAN-TORINO/ Pas 13 minutash lojë, Giroud ndëshkon me kokë për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHIMI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ajeti ka një mesazh të qartë: Shpresoj të fitoj sërish Kombëtaren

Delo.autor

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG…/ Ylli i Manchester City: S’më intereson që klubi nuk e mori dot Messin

Delo.autor

Leave a Comment